Foto ilustruese

Vdekja e 50-vjeçari gjatë punës, policia aksion në Shëngjin, arrestohen administratori dhe punonjësi i firmës, në kërkim drejtues teknik

13 Maj, 15:15| Përditesimi: 13 Maj, 15:20

  • Share

Aksioni i sotëm policor në Shëngjin ka vënë në pranga 2 persona, administratorin e një firme për ndërtimin e pallatit ku humbi jetën Preng Gjoni dhe një punonjësin e firmës E.F., 47 vjeç, banues në Kamëz Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit E.M., 34 vjeç, banues në Lezhë.

Janë arrestuar për "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë" shtetasit:
-M. K., 47 vjeç, banues në Lezhë, administrator i firmës për ndërtimin e pallatit;
-E. F., 47 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, punonjës i firmës. 
Ndërsa u shpall në kërkim për "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë" :
-E. M., 34 vjeç, banues në Lezhë, drejtues teknik i firmës së ndërtimit.', sipas njoftimit të policisë.

'Arrestimi i 2 shtetasve dhe shpallja në kërkim e 34-vjeçarit u bënë pasi ditën e djeshme, në Kune, Shëngjin, në një pallat në ndërtim, me administrator shtetasin M. K., shtetasi  P. Gj., 50 vjeç, duke punuar, humbi jetën pasi i ra një dërrasë druri mbi kokë.', thuhet në njoftimin e policisë.


Lajmi kryesor:

Lezhë/ 2 viktima në punë! Aksion nga IKMT dhe Policia e Shtetit! Pezullohen punimet në 2 subjekte, arrestohen administratori dhe punonjësi i firmës, në kërkim drejtuesi teknik


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?