Leila Kurti dhe makina e aksidentuar

Vdekja e 6-vjeçares shqiptare në Itali, merret në pyetje babai i të miturës! 60 ditë kohë për mjekët që të paraqesin rezultatet e autopsisë

5 Korrik 2023, 22:26| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 22:30

  • Share

Në Itali po hetohet për aksidentin e ndodhur në perfieri të Bolonjës, ku humbi jetën 6-vjeçarja shqiptare Leila Kurti. E mitura ishte në makinë me babain e saj, Gentjan Kurti, i cili është marrë në pyetje për të dëshmuar nëse e vogla ishte lidhur me rrip sigurimi në momentin e përplasjes.

Përveç tij, në pyetje do të merret edhe personi tjetër që u përfshi në aksident. Sipas mediave të huaja, mjekët kanë 60 ditë kohë për të paraqitur rezultatet e autopsisë që përcaktojnë arsyen e vdekjes të të miturës.

Avokati sqaron se të dhëna të tjera mund të nxirren nga kartelat mjekësore të sekuestruara në spitalin Maggiore, ku e mitura u shtrua menjëherë për të marrë trajtim mjekësor por fatkeqësisht nuk mbijetoi.

Vogëlushja, pas 18 ditësh qëndrimi në reanimacionin e spitalit Maggiore në Bolonja, nuk ia doli dhe ndërroi jetë mëngjesin e 2 korrikut 2023. Babai, dy vajzat dhe gruaja e tij ishin nisur drejt aeroportit Marconi për të marrë pjesë në një dasmë në Shqipëri. Makina me të cilën po udhëtonin u përplas nga pas nga një makinë tjetër. Gjendja e Leilës u shfaq menjëherë shumë e rëndë. Motra dhe nëna e saj nuk u dëmtuan, ndërsa babai mori lëndime të lehta.

Gentjan Kurti, 41 vjeç, është i njohur në San Polo ku jeton me gruan dhe familjen që nga viti 1998. Ai është menaxher i servisit Q8 në via Lenin dhe ka qenë këshilltar i qytetit të opozitës për Fdi që nga viti 2018, ndërsa gruaja Michela punon në restorantin e picave Red Lion. Familja shqiptare kishte përjetuar një tragjedi tetë vite më parë pasi prindërit e Leilës së vogël kishin humbur një djalë, Markon, i cili gjithashtu vdiq në moshën 6-vjeçare, për shkak të problemeve shëndetësore.

Kryetari i bashkisë së San Polo Franco Palù ka vendosur të shpallë zi në qytet në ditën kur do 6-vjeçarja do të përcillet në banesën e fundit që mund të jetë dita e nesërme (6 korrik).

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?