Vdekja e aktorit Fierak, Meta shpreh ngushëllimet: Ishte shumë i dashur për publikun, do mbahet mend gjithmonë

21 Korrik 2020, 11:34| Përditesimi: 21 Korrik 2020, 11:35

  • Share

Meta thotë se me hidhërim ka mësuar sot lajmin për ndarje nga jeta të aktorit të humorit Fierak Fuat Boci. Presidenti shprehet se pavarësisht ikjes ai do të mbahet mend përherë për shkak të trashëgimisë që ka lënë.

"Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur të humorit shqiptar, njërit prej artistëve më të dashur të Fierit, Fuat Boci, i cili do të mbahet mend përherë për rolet gazmore, skeçet dhe paroditë, nëpërmjet të cilave stigmatizoi me mençuri e talent të rrallë plagët sociale të shoqërisë shqiptare.
Me mbi 600 role në skenë, Fuat Boci u bë proverbial dhe shumë i dashur për publikun veçanërisht me monologun tek skeçi “Doni më për Belulin?”, si dhe falë intepretimeve mjeshtërore për të cilat meritoi respektin dhe duartrokitjet e shumë gjeneratave.
Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë komunitetit të artistëve shqiptarë, veçanërisht qytetarëve të Fierit e të mbarë trevës së Myzeqesë që aq shumë e donte!"
-shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Arti në zi! Shuhen dy aktorët e njohur të humorit në Fier dhe Shkodër


Ne.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?