Andon Mëhillaj 44 vjecari nga Vlora i cili vuante dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit ka ndërruar jetë rreth orës 16 të ditës së djeshme rrugës për në spitalin e burgut të Tiranës, pas një arresti kardiak.
Burime për Report Tv bëjën me dije se familjarët e Andon Mëhillajt bëjnë fajtorë shtetin pasi sipas tyre e kanë mbajtur të izoluar pa ndihmë mjekësore edhe pse ai vuante nga zemra.
"Vuante nga zemra që në momentin që hyri në burg. Shteti e ka lënë të izoluar. Ka ndërruar jetë për shkak të mungesës së ndihmës mjekësore." janë shprehur familjarët.
Deri më tani dyshohet se shkak i vdekjes së tij është bërë pikërisht një komplikacion me zemrën ndërsa pritet që të kryhet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar përfundimisht shkaqet e vdekjes.
Në banesën e Andon Mëhillajt në Vlorë është vetëm e shoqja e tij së bashku me fëmijët dhe vjehrrën, ndërsa prindërit e Andon Mëhillajt ndodhen në Itali ndërsa ende nuk e kanë marrë vesh lajmin për vdekjen e të birit.
Lajmi kryesor: