Ardit Gjoklaj, 17-vjeçari që humbi jetën në Sharrë

Kronikë

Vdekja e Ardit Gjoklajt në Sharrë, prokuroria kërkon burg për të liruarit nga Gjykata

1 Maj 2018, 13:27| Përditesimi: 1 Maj 2018, 13:29

  • Share

Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm dy të akuzuarit për çështjen e Ardit Gjoklajt, i cili humbi jetën në rrethana misterioze në landfillin e Sharrës, në periferi të kryeqytetit. 

Edmond Kallari dhe Dëfrim Hakrama u lanë të lirë nga Gjykata, duke u shpallur të pafajshëm për akuzat që rëndonin mbi ta, i pari shoferi i fadromës së firmës që grumbullonte mbeturinat, dhe i dyti përgjegjës i turnit të firmës. 

Prokuroria ka kërkuar apelimin e vendimin për të dy të ndaluarit, duke kërkuar për 9 vite burg për Hakramën dhe 7 për Kallarin. 

Gjykata i shpalli të pafajshëm
Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm dy javë më parë dy të akuzuarit për vrasjen aksidentale të të miturit Ardit Gjoklaj në vitin 2016-të në landfillin e Sharrës në Tiranë. Nën akuzë për ngjarjen e bujshme ishin shoferi i fadromës së firmës që grumbullonte mbeturinat, Edmond Kollari, dhe përgjegjësi i turnit të firmës, Dëfrim Hakrama.

Gjykata arsyetoi se nuk ka prova të mjaftueshme për vrasjen aksidentale të të miturit Gjoklaj, që punonte në landfill kundër ligjeve në fuqi. Ardit Gjoklaj u gjet i pajetë në gusht të vitit 2016-të në landfillin e Sharrës.

Në atë kohë pati shumë spekulime për ngjarjen. Në fillim u tha se ai ishte vrarë dhe transportuar në landfill, por më pas u zbulua e vërteta. I mituri punonte në landfill edhe pse nën moshë dhe pa asnjë siguri për jetën. Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Tiranës, Dë- frim Hakrama dhe fadromisti Edmond Kollari nuk kanë respektuar rregulloren për mënyrën e punës në landfill, ku Gjoklaj humbi jetën nga përplasja me fadromën.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    17 vite nga masakra e Gërdecit, a do ketë drejtësi?