Pjeter Rushaj dhe Jason Rushaj

Vdekja e babë e bir nga moti i keq në Shkodër, Begaj telegram ngushëllimi familjarëve

22 Nëntor 2022, 16:09| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 16:19

  • Share

Presidenti i vendit Bajram Begaj i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes Rushaj, që për shkak të motit të keq humbi jetën Pjetër dhe Jason Rushaj.

Babë e bir humbën jetën pasi makina me të cilën udhëtonin u mor nga rrjedha e ujit në Grykë Lugje në Malësinë e Madhe.

Presidenti Begaj u ka nisur një telegram ngushëllimi familjarëve të dy viktima të përmbytjeve në Shkodrër.

‘Të dashur familjarë të të ndjerëve Pjetër e Jason! Më trishtim të thellë përjetova lajmin e humbjes tragjike të jetës së dy pjesëtarëve të familjes tuaj, për shkak të reshjeve të rrëmbyera të ditëve të fundit. Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e babait dhe birit tuaj! Në këto momente kaq të vështira që po kaloni, përmes këtij mesazhi dëshiroj të jem sa më pranë jush.’- shkruhet në telegramin e presidentit Begaj.

Pjetër dhe Jason Rushaj  ishin viktima të motit të keq që përfshiu vendin ditët e fundit.  Pjetër Rrushaj bashkë me të birin, Jasonin 13 vjeç u gjetën pajetë një ditë pasi rrjedha e përroi të Thatë përpiu makinën e tyre në fshatin Bogë të Malësisë së Madhe.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?