Vdekja tragjike në aksident e dy motrave Dhimaku mbrëmjen e së dielës, për shkak se një 24-vjeçar i dehur në timon u erdhi përballë me makinën e tij pas parakalimit të gabuar, është bërë shkas që në opinion publik të kërkohen masa urgjente. Për deputetin socialist Erion Braçe, për ngjarje të tilla, shkaktuesi i aksidentit duhet të dënohet si vrasës me dashje.
“Të dehesh, të marrësh makinën, të dalësh me të në rrugë, të ecësh me shpejtësi përtej normës, të hysh në parakalim të gabuar dhe t’i shkosh tjetrit përballë në korsinë e tij, nuk është aksident, as aksident me pasojë vdekjen! Është vrasje me pasojë vdekjen e dy vajzave të reja dhe plagosjen e një të trete. Kodi ynë Rrugor e Kodi ynë Penal nuk e njeh këtë nocion, ndërkohë në rrugë ndodh si vrasje me dashje madje! Duhet të ndryshojmë dy ligjet sa më parë”, shkroi Braçe.
Kevi Norra që i mori jetën 2 motrave studente të mjekësisë dhe plagosi rëndë shoqen e tyre, ishte punonjës i Ministrisë së Brendshme, dhe për Erion Braçen edhe në këtë drejtim ligji duhet të ndryshojë.
“Një ligj i ri për përgjegjësitë përtej punës që bëjnë për punonjësit e shtetit duhet të hartohet sa më parë, tani! Me ligj çdo punonjësi shteti duhet t’i ngarkohet përgjegjësi e t’i kufizohen akte që kanë në thelb paligjshmërinë duke përdorur fuqinë e të qenit në një zyrë shteti", tha Braçe.
Ashpërsimi i dënimeve dhe i masave është i domosdoshëm edhe për Islam Qibinin, ekspertin e sigurisë rrugore. Megjithatë për të, e rëndësishme është implementimi rigoroz i dënimeve të rënda.
“Duhet të rishikohen. Kemi raste që tronditin si ai para disa ditëve. Duhet të shikohen masat. Në shumë vende evropian aplikohet masa e arrestit direkt. Duhet të trajtohet si vrasje me dashje. Duhet të respektohet ligji. Nëse ligjet janë aty dhe askush s’i zbaton atëherë çfarë kuptimi ka?”, tha ai për Report Tv.
Kodi aktual penal i Shqipërisë e dënon nga 5 deri në 20 vite burgim shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor që shkaktojnë vdekjen e plagosjen e rëndë e disa personave. E teksa dhimbja për motrat e shuara 22 dhe 20 vjeçare, në mes të bllokut në Tiranë një pemë duket se shpëtoi një tjetër tragjedi kur një i dehur në timon përplasi makinën teksa doli nga rruga nga shpejtësia e madhe.
Postimi i Erion Braçes:
Dy vajza të reja fare u përcollën dje në banesën e fundit. Nuk e imagjinoj dot dhimbjen e nënës së tyre, babait të tyre, gjithkujt që i njohu e ndau jetën e shkurtër me to! Është e tmerrshme, nuk ka ngushëllim, fare! Kam prej mëngjesit të djeshem që dëgjoj: Aksident, aksident rrugor! Jooooo! Nuk është aksident!
Të dehesh, të marrësh makinën, të dalësh me të në rrugë, të ecësh me shpejtësi përtej normës, të hysh në parakalim të gabuar dhe t’i shkosh tjetrit përballë në korsinë e tij, nuk është aksident, as aksident me pasojë vdekjen! Është vrasjeeee me pasojë vdekjen e dy vajzave të reja dhe plagosjen e një të trete.
Kodi ynë Rrugor e Kodi ynë Penal nuk e njeh këtë nocion, ndërkohë në rrugë ndodh si vrasje me dshje madje! Duhet të ndryshojmë dy ligjet sa më parë; Dëgjoja dje arrestohet shoferi, ishte i dehur, ishte me shpejtësi, hyri në parakalim të gabuar;
Ja u arrestua, po pastaj? Do hetohet e gjykohet për aksident me pasojë vdekjen? Nuk është i tillë! E dyta, dëgjova po dje se autori është punonjës i Ministrisë së Brendshme; Nuk e di në qëndron kjo apo jo. Por një ligj i ri për përgjegjësitë përtej punës që bëjnë për punonjësit e shtetit duhet të hartohet sa më parë, tani! Doemos këta duhet të kenë përgjegjësi publike, më shumë se çdo qytetar i zakonshëm.
Dëgjoj shpesh, përdori armën e shërbimit e vrau gruan, sulmoi komshiun, kërcënoi një tjetër në lokal, ndërtoi pa leje, shkeli ligjin dhe në fund, ishte punonjës i shtetit. Kjo nuk duhet të ndodhë më! Me ligj çdo punonjësi shteti duhet t’i ngarkohet përgjegjësi e t’i kufizohen akte që kanë në thelb paligjshmërinë duke përdorur fuqinë e të qenit në një zyrë shteti!”
Një shofer i dehur në timon, mbi të gjitha punonjës në ministri, dhe një parakalim i gabuar kokë me kokë me 2 motrat në Delvinë, nuk duhet konsideruar thjesht një aksident rrugor, por vrasje. Propozimi vjen nga deputeti socialist Erjon Braçe, përforcuar përmes zërit të ekspertëve për masa më të rënda ndaj shkelësve.
Ashpërsimi i dënimeve dhe i masave është i domosdoshëm edhe për Islam Qibinin, ekspertin e sigurisë rrugore. Megjithatë për të, e rëndësishme është implementimi rigoroz i dënimeve të rënda.
“Kur kemi humbje jete më shumë se një viktimë, është nga 5-20 vjet heqje lirie. Por këto masa që janë të parashikuara në kodin penal dhe rrugor duhet të rishikohen, kemi të bëjmë me fenomene që tronditin publik, si rasti i Sarandës ku një drejtues si dehur bën parakalime të gabuara, se nuk e percepton dot. Duhet të rishikohet jo vetëm kodi rrugor por edhe penal. Shumë vende si në Itali, e Greqi, në rast se një drejtues mjeti përfshihet në një aksident me dëme shëndetësore aplikohet masa arrestit. Duhet të cilësohet si vrasje me dashje, për arsye se ky vetë drejton mjetin në gjendje të dehur, s’mund ti parashikojë pasojat që mund të sjellë. Duhet të respektohet ligji. Nëse ligjet janë aty dhe askush s’i zbaton atëherë çfarë kuptimi ka?”, tha ai për Report Tv.
Për Report Tv, Qibini thotë se duhet të miratohet një rregullore vetëm për rregullat se si duhet të qarkullojnë drejtuesit e mjeteve.
“Drejtoria e Transporteve duhet të japë leje drejtimi për një drejtues që njeh normat e sjelljes, kemi drejtues mjetesh që nuk qëndrojnë mirë në sedilje, nuk mbajnë duart në timon, qarkullojnë mbi normat e lejuara. Ka ardhur koha të miratohet një rregullore vetëm për rregullat se si duhet të qarkullojnë drejtuesit e mjeteve, si duhet të hapë derën, si duhet të qëndrojë në sedilje, si duhet të qarkullojë në rrugë malore apo dishezë”, tha eksperti.
Komente

Me kaq shumë aksidente duhen marë masa urgjente,jo vetëm që ligji duhet të ndryshoi po familjet e viktimave duhen dëmshpërblyer si e ka bota,gjobat për kondrvajtje, parakalime të gabuara duhen të jenë ekstreme dhe me heqje të lejes drejtimit për periudha vjetore sepse si puna e këtij vrasësit të Ministrisë Brendshme ka shumë.
PërgjigjuMendoj se per te njejten veper penale punonjesit e administrates shteterore duhen denuar me koeficient 1.5 dhe te jete taksative nuk perfitojne lehtesira ne vuajtjen e denimit nese shpallen fajtor. Tjeter eshte edhe korrupsioni i frikshem ne gjithe zinxhirin e gjykimit te ketyre lloj veprave penale, duke filluar nga ekspertet, prokuroia dhe gjyqesori. Ne rastin me te keq ai plehra qe u mori jeten vajzave do bej nja 5 vite burg dhe do dali e do krekoset pastaj se eshte bere i forte!!!! Kjo shoqeria jone e traumatizuar per fat te keq kete model respekton.
PërgjigjuAi plehra per mendimin tim duhet te denohet me jete, po te kishte denim me varje dhe pushkatim normal qe I takonte ai lloj denimi. Nje cope fekale qe ju mori jeten 2 engjejve. Nje cope prezervativi perdorur I partise qe ju duket vetja te pa prekshem. Atij lloj mostre sduhet mbajtur me hater sepse perfaqeson nje parti, duhet te perballet si burrat ( jo se eshte burre) para drejtesise. Nje denim maksimal ndalon gjithe te droguarit dhe te alkolizuarit ti ven gishtin kokes para se te nisin makinen ne ate gjendje. Ngushellime familjes dhe zoti tua kthej dhimbjen ne force, seshte e lehte per ate familje. Per ate dordolecin uroj te kete te njejtin fat se ju preu ënderrat ne mes.
PërgjigjuLigji i ashper eshte, por duhen rruge me standarde. Tirane-Durres eshte tmerr me ato gropat, edhe shkoder-milot.
PërgjigjuI nderuar deputet. Patjeter qe duhen ashpersuar denimet por duhet te kemi parasysh dicka shume te rendesishme. Jo gjithmone ai qe vdes ne alsident eshte i pafajshem. Pae nuk behen ose nuk publikohen rezultatet e testit te alkolit ose droges mbi viktimat? Nuk po flas per rastin por kush e tregon qe viktimat jane gjithmone esell dhe ai qe i perplas thjesht ka mjetin me rezistent ndajj aksidenteve, nuk shkel asnje rregull qarkullimi por ndodhet ne vendin e gabuar ne momentin e gabuar? Dhe arrestohet pa asnje pike faji vetem se ka pasur viktima? Nuk qendron kjo. Nuk mund te arrestohet nje person i perfshire ne aksident vetem se eshte me fat se nuk ka humbur jeten. Kur policia dhe organet te jene ne gjendje te verifikojne me fakte qe nje person ka shkaktuar aksident sepse i dehur dhe i droguar dhe nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit atehere lind e drejta e shtetit ta prangosi dhe ta gjykoje
PërgjigjuNë momentin që ti pi Alkohol e di që mundesh me dalë jasht kontrollit dhe ulesh në vendin e drejtuesit të mjetit, ai është momenti kur ti je nisur për të vrarë! A ulesh në automobil i alkoholizuar apo në aeroplan për ide shkatërruese me qëllimin ideologjikö fetar, është e njëjtë....ti je vrasës jo aksident.....prandaj Braçe ka shum të drejtë!
PërgjigjuO zoti deputet i perjetshem brace. Lexoi ndonjehere edhe vete ligjet qe ke miratuar, pasi paragrafi i trete i nenit 290 parashikon nga 5-20 vjet burg, pra njejte me vrasjen me dashie neni 76 ne maksimum, por problemi eshte tek gjyqtaret e korruptuar shoket e juaj qe e zbresin denimin ne minimum , se po te mos jene gjakatere te korruptuar si pengon njeri qe te japin 20 vjet burg atij kodoshit socialist te ministrise tende ne brendshme qe vrau dy vajza dhe copetoi nje te trete. Ps. Por do hane ca lek edhe ekspertet autoteknik alla qibini qpo ben luzi.
PërgjigjuNuk behet shqiperi me keta lloj njerzish qe futen ne pune shqiperia eshte degradim se ka futur llumim ne administrate
PërgjigjuKur ligji të jetë i njëjtë për të gjithë atëherë le të flas Erjon Braçe ose le të flasë për 97,21janarin,për gërdecin për djegjet e parlamentit për mos dënimin e politikanëve të korruptuar për pagesën që ju bë deputetëve të pd kur bojkotuan parlamentin etj etj .Kërcënon Adriana Kalaja do e vras e do e djeg dëgjojnë njerzit e thjeshtë dhe thonë kur nuk i bëjnë gjë asaj po ne pse jo......
PërgjigjuNuk ka nevoje te ndryshosh ligje...thjesht kujtdo punonjesi ne ministrine e brendeshme dhe ne polici futi tubin e alkolit ne orarin e punes dhe gjate kohes qe eshte i aramtosur jashte saj, dhe nese vertetohet i dehur te shkoj te punoj ne beach-bar.
PërgjigjuShume e drejte ! Ligji duhet ashpersuar ne maksimum ! Qytetari
Përgjigju