Vdekja e dy të rejave në maternitet, gratë e vajzat në protestë: Të bëhet drejtësi, ashpërsim i ligjit për mjekimet e pakujdesshme

6 Shkurt 2023, 13:23| Përditesimi: 6 Shkurt 2023, 13:54

  • Share

Me manekinin e një gruaje shtatzënë të lidhur me një kordon kartëmonedhash si për të treguar faktin se mjekët i shohin gratë shtatzëna si burim shtesë të ardhurash disa aktivistë të shoqërisë civile ishin këtë të mërkurë para maternitetit “Koço Gliozheni “.

Vdekja e 2 grave shtatzënë brenda një jave për aktivistët tregon për kolaps jo vetëm në kapacitete të shërbimit, por edhe në një kolaps vlerash dhe mosrespektimi të të drejtave themelore të njeriut.

“Duan lekë ata qenër” është jo vetëm pretendimi i familjarëve të të ndjerës, po edhe situata ku shumë shpesh gjendet secili që vjen nga komunitete të varfra, të përjashtuara në shoqëri dhe përballet me dyert e spitaleve.

Mimoza vinte nga Ballshi, prej tre vitesh jetonte në një shtëpi me qira në Tiranë. Është paraqitur në maternitetin “Koço Gliozheni” më 28 janar, ka lindur një fëmijë të shëndetshëm; disa ditë pas lindjes është paraqitur sërish në spital me dobësi trupore, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Etleva jetonte në Elbasan, vinte nga Baldushku, ishte nënë e dy fëmijëve të tjerë, jetonte duke marrë dhe shfrytëzuar me qira lokale të vogla. Sa vështirë e kishte të mbijetonte së pari ekonomikisht, e së dyti të kishte qasje në shëndetësi etj., besoj, mund ta përfytyrojë kushdo lehtësisht. 

Ndryshimet në nenin 96,të kodit penal në vitin 2019 me uljen e dënimit nga 5 vite në 2 vite për mjekim të pakujdesshëm për aktivistët duhen amenduar pasi dhe  rastet janë shtuar.

“Pas ndryshimeve të Kodit Penal në vitin 2019 , neni 96 për mjekim të pakujdesshëm, dënimi është ulur nga gjobë deri në 5 vite burg, në gjobë deri në 2 vite burg, një dënim i pamjaftueshëm dhe qesharak. Ne nuk mund të lejojmë që situata të tilla të përsëriten më.”

Me pankarta në duar “Neglizhenca e mjekut vret”  të cilët më pas I ngjitën pranë dyerve e shkallëve të maternitetit ‘Koço Gliozheni”,aktivistët thonë se kjo neglizhencë duhet trajtuar si si krim, së pari ndaj nënës dhe fëmijes, e më pas ndaj të gjithë shoqërisë.

Protesta përpara maternitetit Koço Gliozheni vjen pasi Etleva Çullhaj humbi jetën në Elbasan pasi kreu një abort, ndërsa dy mjekët u vendosën nën hetim për mjekim të paligjshëm. Ndërkohë, Mimoza Veizaj bëri lindje natyrale më 28 janar dhe nuk kishte komplikacione gjatë lindjes. Pas 48 orësh ajo u largua në shtëpi dhe pas një ditë ka shfaqur probleme debulese. Pavarësisht ndihmës nga bluzat e bardha, ajo nuk mbijetoi dot.  

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • nurian: 06/02/2023 20:28

    per kete jam dakorte te mbehete me referdum

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?