Kronikë

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, në pranga 2 elektricistë të OST dhe OSHEE

15 Prill, 10:12| Përditesimi: 15 Prill, 14:01

  • Share

Divjakë-Elektricisti i OSHEE-së, Xhuljo Shtëmbari 33-vjeç, baba i një fëmijë të vogël, mbeti i vdekur një ditë më parë teksa punonte për riparimin e linjës së tensionit të mesëm, Mërtish - Gradishtë.

Ngjarja e rëndë, është shoqëruar me arrestime. Prokuroria ka urdhëruar sot arrestimin në flagrancë të Xhezmi Haliti me detyrë elektricist i OST, pranë nënstacionin të Gradishtës dhe Arben Presheva, elektriçist i OSHEE-së.  Burimet thanë se aksidenti në punë ka ardhur si pasojë e mos koordinimit.

Shtëmbarit i është thënë se linja është stakuar dhe ky i fundit është ngjitur në shtyllë të kryejë punime por ka mbetur i vdekur në vend nga rryma elektrike.

Dy të arrestuarit, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke mos shkëputur energjinë elektrike në linjën që po riparonte 33-vjeçari.

Mes dhimbjes, 33-vjecari u përcoll në banesën e fundit në fshatin Fier-Seman.

1744705229_page.jpg

 

Viktima Xhuljo Shtëmbari
 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?