Elektricisti i OSHEE Agron Manaj

Vdekja e elektricistit në Memaliaj, Gjykata liron drejtuesin e punimeve të OSSH, Altin Zhupa

31 Dhjetor 2021, 14:02| Përditesimi: 31 Dhjetor 2021, 15:20

  • Share

MEMALIAJ- Drejtuesi i punimeve të grupit të OSSH në Memaliaj, Altin Zhupa është liruar sot nga gjykata, pas arrestimit dy ditë më parë më akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Arrestimi erdhi disa orë pasi elektricisti i OSHEE Agron Manaj 55 humbi jetën teksa ra ne kontakt me linjën e tensionit të larte gjatë një inspektimi rutinor.

Viktima ka qenë nën shoqërinë e kolegut Adriatik Hasimi dhe ky i fundit ishte i pari që e gjeti të pajetë.

Nisur nga provat e mbledhura nga grupi hetimor si dhe nga ekspertiza në vendngjarje e Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial nga Tirana, hoqi përgjegjësinë direkte të Altin Zhupës, por jo tërësisht papërgjegjësi për atë që ndodhi.

Kjo u reflektua edhe në kërkesën e prokurorit Julijan Çafka, i cili kërkoi masën “Detyrim Paraqitje” çka u mbështet edhe nga kryesuesja e seancës gjyqësore Blerta Çibuku. Altin Zhupa është i detyruar të paraqitet një herë në javë në organin e akuzës në Gjirokastër derisa te zbardhet në themel çështja.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?