Fëmijën e zuri korrenti duke luajtur! Arrestohen drejtori i shërbimeve dhe përgjegjësi i ndriçimit në Berat

23 Maj 2020, 09:01| Përditesimi: 23 Maj 2020, 17:45

  • Share

BERAT-Drejtori i shërbimeve në bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane janë arrestuar, ndërsa 4 elektricistë janë proceduar në gjendje të lirë për ngjarjen e rëndë që u shënua dje, ku humbi jetën një fëmijë 4-vjeç, pasi ra në kontakt me korrentin duke luajtur në lulishte në pedonale. 4-vjeçari pasi piu ujë në çezmë duke luajtur ra në kontakt me kabllot e ndriçimit duke humbur jetën.

Të arrestuarit janë Poli Ikonomi 32 vjeç me detyrë drejtor i shërbimeve në bashkinë e Beratit dhe Llazar Oxholli 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat. Në gjendje të lirë po ndiqen 4 elektricistët me inicialet F. T.,  H. I., E. B. dhe M. K.

Të gjithë akuzohen për shpërdorim detyre. Paraditen e djeshme fëmija Aleksandër Brahimasi ishte në park duke lypur me nënën, por në një moment iu shkëput për të luajtur në park, ku ra në kontakt me rrymën elektrike, pasi kabllot ishin pa izoluar duke i marrë jetën. Fëmija është përcjellë sot në banesën e fundit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXX: 23/05/2020 12:21

    Eshte turp per socialistet Beratas per intelektualet, qe nje fytyre e ndyre si Poli Ikonomi te jet zyrtar i ketij shteti. Nje njeri komplet injorant dhe idiot. Turp ata qe mbajne ket njeri ne pune.

    Përgjigju
  • Beqiri: 23/05/2020 10:09

    Ajd se eshte mesu Polizoi me burg se ka sefte.

    Përgjigju
  • Burg: 23/05/2020 09:47

    Duhet te bej burg shembullor ai pleher qe i la telat ne mes te parkut zveshur pa fe pergjegjesie ! Kan hyr ne pun lloj lloj militantash injorante . Gjykates i bej thirrje ta denoj sikur te kishte vdekur femija apo nipi juaj . Te gjej vdekjen mes parku nje femij nga neglizhenca e do injoranteve e pijaneceve qe i ka fut partia ne pun kjo asht tmerr

    Përgjigju
  • Sara: 23/05/2020 09:19

    Hajdeni shikoni telat e zhveshur dhe shtyllat e ndricimit te para 50 viteve ne Shkoder.Duhen arrestuar kryetaret e bashkive qe ja varin ndricimit publik.Jemi nje popull me fat qe kemi pak e aspak raste fatkeqsie te tilla.Shtylla ndricimi pa kapak,tela te varun kudo,tela te zhveshur gjoja te izoluar me ngjites.Dhe kujtoheni per kto gjera vetem kur vdes femija sikur nuk e ditka shteti gjendjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?