Vdekja e foshnjes 3-muajshe në Has, reagon bashkia: E ëma me probleme të shëndetit mendor, i propozuam që t'ia rrisim ne fëmijën, kundërshtoi gjyshja

14 Dhjetor 2021, 17:10| Përditesimi: 14 Dhjetor 2021, 17:12

  • Share

Bashkia e Hasit ka reaguar në lidhje me vdekjen e foshnjës 3 muajshe në këtë qytet. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, bashkia bën me dije se  ka qenë e nevojshme ndaj nevojave të familjes dhe e ka mbështetur me ushqime dhe medikamente.

Më tej ato theksojnë se duke njohur situatën e familjes, ku mamaja e foshnjës ishte diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor, ka propozuar vendosjen e fëmijës në një institucion të përkujdesit për fëmijë, e cila është kundërshtuar nga gjyshja.

'Në emër të gjithë qytetarëve të Hasit, Bashkia e Hasit i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Peca për humbjen tragjike të foshnjes.

Bashkia Has në bashkepunim me partnerë të tjerë në vazhdimësi ka qenë e vëmendshme ndaj nevojave të familjes duke i mbështetur ata, duke i ofruar banese sociale, ushqime dhe medikamente.

Krahas kësaj ndihme, nga strukturat e sherbimit social, nëna mbështetet me pagesën e programit të aftësisë së kufizuar. Gjithashtu është përfituese e ndihmës ekonomike.

Duke qenë se zonja është diagnostikuar me problematika të shëndetit mendor, grupi teknik ndërsektorial ka propozuar vendosjen e fëmijës në një institucion të përkujdesit për fëmijë, si një masë emergjente pasi prindi nuk mund të ushtrojë përgjegjësinë prindërore, masë e cila u kundërshtua nga gjyshja e fëmijës, e cila ka deklaruar se do të kujdeset për fëmijën. Në këto kushte, pas deklaratës së lëshuar nga gjyshja e femijes, ka qenë i pamundur transferimi në institucion rezidencial.

Edhe një herë Bashkia Has me pikëllim dhe dhimbje, shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të fëmijës për humbjen e rëndë.'- njofton bashkia.

 


Lajmi kryesor:

Kukës/ Foshnja 3-muajshe ndërron jetë në banesë! Dyshohet si pasojë e asfiksisë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?