Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu

Bota
Top 24

Vrasja e gazetarit saudit, ministri turk nga Tirana: S’i kemi dërguar audio SHBA-ve, vijojnë hetimet

19 Tetor 2018, 18:32| Përditesimi: 19 Tetor 2018, 18:38

  • Share

Në konferencën për shtyp me Bushatin në Tiranë ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu u pyet edhe për zhdukjen e gazetarit saudit në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Ai hodhi poshtë pretendimet se Ankaraja u ka nisur Shteteve të Bashkuara të dhëna për zhdukjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Ai u shpreh se nuk i kemi dërguar asnjë audio regjistrim SHBA-ve dhe se po bëjmë një hetim gjithëpërfshirës të nisur nga prokuroria e Stambollit dhe presim rezultatin e saj.

"Nuk i kemi dërguar asnjë audio regjistrim SHBA-së. Ne po bëjmë një hetim gjithëpërfshirës të nisur nga  prokuroria e Stambollit dhe presim rezultatin e saj.

Sapo ti kemi rezultatet që do dalin nga laboratori do t’ia shpërndajmë të gjithë botës në mënyrë transparente" deklaroi ai.

Vdekja e gazetarit Khashoggi ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar dhe ka tensionuar marrëdhëniet në mes të Arabisë Saudite dhe Perëndimit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?