Elon Musk

Bota

'Vdekja e Greqisë', postimi i Elon Musk mbi demografinë dhe mbylljen e shkollave shkakton debat në rrjet

2 Shtator, 22:12| Përditesimi: 2 Shtator, 22:32

  • Share

Elon Musk ka shprehur shqetësimin e tij për krizën demografike që po përkeqësohet në Greqi, pasi raportet konfirmuan se në këtë shtet do të mbyllen më shumë se 700 shkolla për vitin akademik 2025-2026 për shkak të rënies së lindjeve.

Musk ndau në profilin e tij në platformën ‘X’ një artikull nga Visegrád 24 duke shkruar vetëm dy fjalë: "Vdekja e Greqisë".

Postimi u bë shpejt viral, duke mbledhur mbi 1.8 milion shikime brenda disa orësh dhe duke shkaktuar diskutime të nxehta në mediat sociale.

Sakaq, sipas shifrave zyrtare, Greqia do të mbyllë 721 shkolla në të gjithë vendin këtë vit, përfshirë 324 shkolla fillore dhe 358 kopshte.

Mbylljet pasqyrojnë rënien dramatike të numrit të studentëve në vend, me Greqinë që regjistron një nga normat më të ulëta të fertilitetit në Bashkimin Evropian, rreth 1.3 lindje për grua.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?