Vdekja e Joy Ayokos, tjetër punonjëse e kazinosë do merret në pyetje! Shqipëria në pritje të provave nga Kenia

9 Qershor 2023, 12:10| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 16:11

  • Share

Policia e Tiranës kërkon dëshmi të reja në lidhje me vrasjen e 22-vjeçares nga Kenia Joy Aoko, e cila u dhunua në Tiranë në gusht 2022 dhe vdiq pas disa muajsh në koma në vendlindjen e saj.

Një punonjëse e kazinosë ku punonte viktima, do të merret në pyetje nga hetuesit pasi emri i saj ka dalë në dritë së fundi. Ajo është përmendur gjatë dëshmive të dhëna nga shoferi i kazinosë Rodi Barçi, vëllai i tij dhe personat e tjerë të pyetur disa javë më parë. Ata deklaruan se Joy shoqërohej me vajzën në fjalë e cila pritet të pyetet nëse viktima i ka shprehur ndonjë shqetësim për sigurinë e saj.

Në këtë mënyrë hetuesit shpresojnë të zgjerojnë detajet për zbardhjen e ngjarjes. Pak kohë më parë mësohet se është pyetur një tjetër punonjës i kazinosë, me të cilin shoqërohej shpesh e reja keniane.

Deklarimet e tij nuk ndihmuan shumë në hetime, por i riu pranoi se ishte takuar shpesh me Joyn dhe madje kishte i shkuar edhe në shtëpi, në gusht 2022 pak ditë para se ajo të gjendej poshtë dritares së kësaj të fundit në gjendje shumë të rëndë. Këto komunikime janë konfirmuar edhe gjatë këqyrjes së bisedave në celularin e të riut, por pa detaje që ndihmojnë hetimet. Disa orë para krimit, e reja ka pasur një telefonatë me nënën e saj, ku e ka njoftuar se do të largohej nga Shqipëria për tu kthyer në vendin e saj por nuk është e qartë nëse këtë udhëtim e planifikonte për shkak të ndonjë kërcënimi.

Autoritetet shqiptare janë akoma në pritje të laptopit të së resë, të cilin e mbanë nëna e saj në Kenia, ku mendohet se ka materiale dhe biseda që mund të ndihmojnë hetimin. në verifikim janë përfshirë edhe dy celularët e Joyt Aoko, të cilët shihen nga hetuesit si burim provash për zbardhjen e ngjarjes. Më 14 gusht 2022 e reja u shtrua në spitalin e Traumës e dhunuar rëndë ku qëndroi për muaj me radhë në koma. Ajo u transportua në Kenia në fund të janarit, por nuk arriti të mbijetojë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • WC muhabet: 09/06/2023 15:41

    Po kjo në Kenia u vra që prisni provat nga Kenia? Gafil prokurori

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?