Vannesa Bryant

Vdekja e Kobe Bryant dhe publikimi i imazheve të aksidentit, bashkëshortja e tij dëmshpërblehet me 16 milionë dollarë

25 Gusht 2022, 17:32| Përditesimi: 25 Gusht 2022, 17:52

  • Share

Vannesa Bryant, e veja e Kobe Bryant është shpërblyer me 16 milionë dollarë për fotot e publikuara nga rrëzimi i helikopterit, ku humbi jetën legjenda e basketbollit amerikan së bashku me vajzën e tij në vitin 2020.

40-vjeçarja tha se kishte sulme paniku pasi mësoi se ishin shpërndarë imazhet e marra nga autoritet e  Los Anxhelosit dhe nga zjarrfikësit.

Juria federale vendosi që zonja Bryant të dëmshpërblehet për shqetësimin emocional që ka përjetuar. Po ashtu, dhe bashkë-paditësit Christopher Chester do të paguhen 15 milionë dollarë.

Një raport nga Los Angeles Times që pretendon se punonjësit e qarkut kanë marrë foto në vendin e përplasjes dhe i kanë ndarë me të tjerët, ka zemëruar familjet e viktimave.

Kobe Bryant , ish-basketbollisti i njohur i NBA-së Kobe Bryant së bashku me vajzën 13-vjeçe ndërruan jetë në mënyrë tragjike nga një aksident ajror, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte u rrëzua në Kaliforni.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?