Kostandin Kacifas

Vdekja e Kostandin Kacifas/ Prokuroria e Gjirokastrës: Nuk i kemi mbyllur ende hetimet

15 Shkurt 2020, 16:34| Përditesimi: 15 Shkurt 2020, 16:54

  • Share

GJIROKASTËR- Pas shkrimit ekzkluziv të Shqiptarja.com, mbi rezultatet e ekspertizës, ka reaguar Prokuroria e Gjirokastër, e cila thekson se nuk është dalë ende në një vendim përfundimtar mbi vdekjen e minoritarit grek, Kostandin Kacifasmë 28 tetori 2018. Drejtuesi i Prokurorisë së këtij qyteti, Julian Çafka shprehet se organi i akuzës nuk i ka ndalur hetimet, teksa siguron publikun se do të kryejnë hetimin me objektivitet e paanësi. 

"Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është regjistruar procedimi penal nr. 824  në datën 24.12.2019, pas transferimit të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.  Ky procedim penal bën fjalë për ngjarjen ku ka humbur jetën shtetasi Kostandinos Kaçifas. Ky procedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes. Kjo çështje penale është regjistruar për veprat e parashikuara nga nenet 79/dhe 22, 278/1 e 76 të K.Penal.   Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër siguron publikun se do të kryejë hetimin me objektivitet e paanësi dhe do të parashtrojë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje penale", thuhet në njoftim.

Megjithatë, në ekspertizën, të cilën Shqiptarja.com e ka siguruar ekskluzivisht, thuhet se Kacifas nuk është qëlluar nga Forcat RENEA, por ka vrarë veten. Aty sqarohet se Kacifas ka marrë dy plumba; një në pjesën poshtë nofullës, ku plumbi nga qenë tejshkues, duke hyrë nga poshtë lart, dhe një tjetër në pjesën e gjoksit. Sa i përket plumbit të dytë, mendohet se ka ndikuar forca e rëndesës së gishtit në këmbëzën e automatikut.

Në përfundim të hetimeve, pritet që prokuroria e Gjirokastrës të dalë në një përfundim nëse duke i kërkuar gjykatës pushimin e dosjen penale, për shkak se referuar ekspertizës kemi të bëjmë me vetëvrasje dhe jo vrasje nga policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?