Në stomakun e Lear Kurti, 32-vjeçarit që vdiq pasi u shoqërua nga polciia, është gjetur qese me gjurmë kokaine. Lajmin e ka konfirmuar përveç ekspertizës edhe Prokuroria e Tiranës, e cila ka njoftuar se ka nisur hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
“Është administruar akti i ekspertimit kimik i kryer nga një grup prej 5 (pesë) ekspertësh, nga i cili ka rezultuar se në mbetjet e qeses së gjetura në stomakun e viktimës gjatë kryerjes së autopsisë, ka prani të lëndës narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Prokuroria thotë se hetimet do të zhvillohen për 'veprime arbitrare', nëse ka pasur apo nga ana e policisë, apo edhe për 'mosdhënie ndihme', nëse ka pasur apo jo nga stafi mjekësor i Spitalit të Traumës. Hetimi ka nisur mbi bazën e referimit nga ana e Drejtorisë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë (AMP).
Deri në këtë fazë të hetimit, janë administruar kartela mjekësore e Lear Kurtit, procesverbali i këqyrjes së kufomës, pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë që nga momenti i konstatimit dhe deri në dërgimin e tij për ndihmë mjekësore pranë Qendrës Spitalore Universitare e Traumës, janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit shtetasit që kanë qenë prezent me viktimën dhe të gjithë punonjësit e policisë që kanë kryer veprime me shtetasin Lear Kurti.
“Në vijim të veprimeve të tjera, grupi hetimor, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit Lear Kurti, do të administrojë pamjet filmike të urgjencës në Qendrën Spitalore të Traumës, pyetjen e personelit infermiero/mjekësor që kanë pritur dhe janë marrë me trajtimin e shtetasit Lear Kurti si dhe çdo veprim tjetër për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, ka njoftuar prokuroria.
Ndërkohë që edhe Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur hetimet për këtë ngjarje. Ky institucion ka bërë me dije se Avokati i Popullit në cilësinë e Mekanizmit Kombëtar kundër Torturës dhe trajtimit çnjerëzor, ka ngritur një ekip që është dërguar për të kryer një hetim paraprak mbi ngjarjen.
Ekipi ka vënë kontakt dhe ka intervistuar zyrtarët policorë të përfshirë në ngjarje dhe ka marrë pretendimet e tyre. Gjithashtu ekipi i Avokatit të Popullit ka kqyrur dokumentacionin përkatës dhe ka nisur një hetim administrativ mbi ngjarjen, për të cilën është duke u kryer paralelisht edhe një hetim i brendshëm nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore.
“Avokati i Popullit ka konstatuar se materialet filmike të shoqërimit të qytetarit në mjediset e Komisariatit si dhe ato që sipas raportimit të policisë janë marrë në mjediset e jashtme, nga kamera private në momentin kur qytetari është ndaluar dhe ndaj tij po kryheshin verifikime, janë marrë në dorëzim nga institucionet hetuese. Pas hapave të parë hulumtues Institucioni po kryen veprime të thelluara në lidhje me çështjen”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.
Kujtojmë se paraprakisht spitali i Traumës tha se Kurti mbërriti i vdekur, por një foto ku duket 32-vjeçari duke marrë serum apo mbase me trupin e pajetë bëhet ndonjë veprim tjetër u publikua më vonë. Ende janë të paqarta rrethanat e vdekjes së Lear Kurtit. Natën kur Lear Kurti u dërgua në spital nga efektivët, 'Trauma' deklaroi se 32-vjeçari kishte ardhur pa shenja jete. Nga ana tjetër, policia deklaroi që Lear Kurti ndërroi jetë në spital. Hetimet po vijojnë dhe pritet të zbardhet dinamika e ngjarjes, ndërkohë që sipas ekspertizës, Kurti ndërroi jetë pasi gëlltiti qesen me kokainë dhe kaloi në overdozë.
Mbrëmjen e 19 tetorit në lagjen ‘Riza Cuka’ në Tiranë, policia i ka bërë thirrje 32-vjeçarit Lear Kurtit, për të ndaluar, por ky i fundit nuk është bindur dhe është larguar me vrap. Efektivët kanë arritur që ta kapin, dhe më pas e kanë shoqëruar në komisariat. Por në ato moment 32-vjeçari nuk është ndjerë mirë dhe ka ndërruar jetë në komisariat.
Sipas ekspertizës, Lear Kurti, ndërroi jetë nga arresti kardiak që iu shkaktua si pasojë e overdozës, pasi gëlltiti qesen me kokainë, nga frika se mos e kapte policia me drogë. Deri në sqarimin e plotë të vdekjes së 32-vjeçarit në duart e policisë, kryepolici Muhamet Rrumbullaku, i pezulloi nga detyra efektivët që e shoqëruan të riun në komisariat.
Pushtet fashist antikombëtar i Edvin shkjaut shqipfolës
Përgjigjucfare ti bente policia ti frynte ne bythe Njerez te kesaj kategorie tallen me policine kur vrapoi 200m si mundet te besonte policia se ai nuk bente vet o njerez spe denigroni policine le te dali nje njeri e te konfirmoj se policia e ka ndaluar kot. kush merret me punet e pista keshtu do ta pesoj shikoni njerehere pilicine e perendimit do tju ferkoj apo do tju kashais me hu Keto gjera i agravon krimineli sali Berisha qe i perdor per nongraten e tij