Kronikë

Vdekja e legjendës së futbollit, reagon Meta: Hidhërim! Uroj që amaneti i tij të përmbushet nga të rinjtë

19 Korrik 2019, 17:54| Përditesimi: 19 Korrik 2019, 18:02

  • Share

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas shuarjes nga jeta të ikonës së sportit shqiptar, Fatmir Frashëri duke shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e 78-vjeçarit.

Kreu i Shtetit shkruan se Fatmir Frashëri i dha kuptim futbollit duke thënë ndërsa shpreson që amaneti i tij në futboll të përmbushet nga të rinjtë. Meta e cilëson një kampion të papërsëritshëm si në fushë e në pankinë por edhe jashtë ambienteve sportive.

Me hidhërim të madh mësova lajmin e trishtë të ndarjes sot nga jeta të kampionit tonë të madh e të papërsëritshëm tiranas, si në fushë e në pankinë, por edhe jashtë ambienteve sportive, një prej legjendave të futbollit shqiptar, Fatmir Frashëri!

Familja Frashëri, që i dha aq shumë personalitete kombit tonë në të gjitha fushat, natyrisht që do t’i jepte një gjigant edhe në fushën e blertë por edhe si trajner.

Si lojtar, trajner e President dinjitoz i Tiranës, Fatmiri ynë i dashur do të mbahet mend përjetë për virtuozitetin dhe talentin e rrallë, aq sa me të drejtë për të thuhet se nuk ishte futbolli që e bëri të madh, por ishte pikërisht ai që i dha kuptim këtij sporti si rrallëkush, duke qenë njëherësh sportist i dalluar dhe intelektual i spikatur!

I ruaj me nostalgji emocionet e takimit tonë të fundit dhe bisedën e ngrohtë që patëm, duke uruar së bashku për rezultate më të mira e më të larta për sportin tonë! Ndaj uroj që amaneti i tij të përmbushet nga brezat e rinj të sportistëve tanë!

Duke ndarë dhimbjen e thellë për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Frashëri, miqve e bashkëpunëtorëve të afërt, si edhe të gjithë sportdashësve shqiptarë. I paharruar kujtimi yt Profesor!”, shkruan Meta në mesazhin e tij.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?