Alexei Navalny

Bota

Vdekja e liderit të opozitës ruse/ E veja e Alexei Navalnyt: Burri im u helmua, e konfirmojnë dy laboratorë të huaj

17 Shtator, 16:57| Përditesimi: 17 Shtator, 16:58

  • Share

Yulia Navalnaya, bashkëshortja e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, ka deklaruar se dy laboratorë të huaj kanë konfirmuar se burri i saj është helmuar, pas analizave të mostrave biologjike që u kontrabanduan fshehurazi jashtë Rusisë.

Navalnaya, e cila jeton jashtë vendit, ka postuar një video në rrjetin social X, ku tha se materiali biologjik i Navalny ishte kontrabanduar jashtë Rusisë në vitin 2024 dhe më pas ishte ekzaminuar nga dy laboratorë të ndryshëm.

"Këto laboratorë në dy shtete të ndryshme arritën në të njëjtin përfundim: Alexei u vra. Më saktësisht, ai u helmua. Rezultatet janë të rëndësishme për publikun dhe duhet të bëhen publike. Të gjithë ne e meritojmë të dimë të vërtetën”, tha Navalnaya, duke kërkuar që të publikoheshin gjetjet e dy laboratorëve.

Ajo nuk specifikoi se cili helm ishte zbuluar nga laboratorët.

Navalnaya gjithashtu tha se pamjet e kamerave të mbikëqyrjes nga dita e fundit e jetës së burrit të saj ishin zhdukur, megjithëse lideri i opozitës ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme kamerash gjatë gjithë kohës që ishte në burg.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të mërkurën se nuk ishte në dijeni të deklaratave të Navalnayas.

Navalny vdiq papritur në moshën 47-vjeçare më 16 shkurt 2024, ndërsa mbahej në një burg rreth 64 kilometra në veri të Rrethit Arktik, ku ishte dënuar me dekada burg në një "regjim të veçantë".

Aleatët e Navalny akuzuan disa herë Kremlinin për vrasjen e tij, akuza që Moska i ka hedhur poshtë si të pabaza.

Zyrtarët rusë insistuan se ai vdiq nga një kombinim sëmundjesh, duke përfshirë aritmi të zemrës që u shkaktua nga hipertensioni.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?