Kronikë

Vdekja e majorit Klodian Tanushi/ Ngushëllon politika

10 Maj 2019, 22:31| Përditesimi: 10 Maj 2019, 22:34

  • Share

Vdekja e majorit Klodian Tanushi/ Ngushëllon politika

Ora 22:53
Vdekja e major Klodian Tanushi/ Meta: U prehsh në paqen e përjetshme heroi ynë

1557521368_majorKliodianTanushi4.jpeg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit për vdekjen e major Klodian Tanushi. Meta i shpreh ngushëllimet bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij.

"I tronditur nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të Komandantit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO në Letoni, major Klodian Tanushi.
Në këto momente shumë të vështira për familjen Tanushi, me zemër jam pranë bashkëshortes dhe tri fëmijëve të tij, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta!
U prehsh në paqen e përjetshme heroi ynë!",
shkruan Meta.

Ora 22:44
Basha: Mendimet e mia shkojnë pranë bashkëshortes dhe fëmijëve të Klodian Tanushit

1557520528_klodiantanush1.jpeg

Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit për vdekjen e major Klodian Tanushi. Basha i përcjell ngushëllimet familjes, miqve dhe në veçanti bashkëshortes dhe tre fëmijëve.

"Me hidhërim të thellë përcolla lajmin se sonte në mbrëmje u nda nga jeta prej plagëve të marra major Klodian Tanushi, komandanti i kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni. Ju përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes së major Tanushit dhe miqve, kolegëve e të afërmve të tij. Në veçanti mendimet e mija shkojnë pranë bashkëshortes dhe tre fëmijëve të major Klodian Tanushit. Lutem që shpirti i tij të prehet në paqe!", shkruan Basha.

Ora 22:39
Major Klodian Tanushi ndërron jetë në Letoni/ Leshaj: Lajm tronditës për çdo shqiptar

1557520000_f165d983a41542c9b4b32e9bac9c3003.jpg

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas lajmit për vdekjen e major Klodian Tanushi. Ai i shpreh ngushëllime familjes dhe forcave të armatosura.

"Humbja e major Klodian Tanushit është një tjetër lajm tronditës për çdo shqiptar. Ngushëllime familjes dhe Forcave të Armatosura. U prehtë në paqe!", shkruan Lleshaj.

Ora 22:34
Vdekja e majorit Klodian Tanushi/ Majko: Fjalët janë pak për të shprehur dhimbjen

1557520528_klodiantanush1.jpeg

Ish kryeministri dhe ministri aktual i Diasporës, Pandeli Majko ka reaguas pas lajmit për vdekjen e majorit Klodian Tanushi. Majko thotë se vdekja e dy ushtarakëve në detyrë është një lajm i dhimbshëm për familjarët dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

"Humbja e dy ushtarakëve në detyrë është një lajm i dhimbshëm për familjarët dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Pas nëntetares Zarife Hasanaj, sapo mora lajmin nga Letonia për humbjen e jetës së komandantit të kontigjentit shqiptar në misionin e NATO, major Klodian Tanushi.

Ngushëllime familjarëve. Fjalët janë pak për të shprehur dhimbjen', shkruan ministri i Diasporës, Pandeli Majko", shkruan Majko.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?