Prokurori Patricio Ferrari në gjykatë tregon foton e Maradonës

Sport
Bota

VIDEO/ Vdekja e Maradonës, prokurori tregon foton e rëndë! Nis gjyqi në Argjentinë, shtatë persona të akuzuar

12 Mars, 11:12| Përditesimi: 12 Mars, 15:24

  • Share

ARGJENTINË - Në kryeqytetin Buenos Aires nisi gjyqi për stafin mjekësor që trajtoi legjendën e ndjerë të futbollit argjentinas, Diego Maradona. Maradona po kurohej kur vdiq nga një atak në zemër në shtëpinë e tij në vitin 2020, në moshën 60-vjeçare.

Ai ishte duke u rikuperuar në shtëpi nga operacioni në një mpiksje gjaku në tru në fillim të atij muaji. Prokurorët pretendojnë se vdekja e Maradonës mund të ishte shmangur dhe akuzojnë stafin e spitalit për neglizhencë mjekësore. Të pandehurit thonë se Maradona kishte refuzuar trajtimin e mëtejshëm dhe duhej të qëndronte në spital për më gjatë pas operacionit.

Ata rrezikojnë dënime me burg nga tetë deri në 25 vjet nëse dënohen për akuzën e "vrasjes me dashje".

Në një deklaratë të parë, prokuroria tha se synonte të paraqiste prova "të forta" se asnjë anëtar i ekipit "nuk bëri atë që duhej të bënte" në "teatrin e tmerrit" që ishte shtrati i vdekjes së Maradonës.

“Sot, Diego Armando Maradona, fëmijët e tij, të afërmit e tij, ata më të afërt me të dhe populli argjentinas, meritojnë drejtësi”, tha prokurori Patricio Ferrari në gjykatë.

“Shikoni, kështu ka vdekur Maradona, - vijoi prokurori duke shfaqur fotografinë e trupit të tij të shtrirë dhe shumë të fryrë,-  çdokush nga të akuzuarit që thotë se nuk e kuptoi atë që po ndodhte me Diegon, po gënjen hapur. Gjendja e tij ishte e dukshme”.

Ndërkohë që prokurori vazhdonte të shfaqte fotografinë, duke e mbajtur lart me duar, vajzat Dalma dhe Giannina shpërthyen në lot, më pas të qetësuara nga motra e tyre Jana. Skena dramatike, që u bë “virale” dhe u shpërndanë në të katër anët e botës, u transmetuan drejtpërdrejt nga Gjykata e Lartë e Provincës së Buenos Aires.

Hetuesit e kanë klasifikuar rastin si ‘vrasje me faj’, një krim i ngjashëm me vrasjen e pavullnetshme, sepse ata thanë se të akuzuarit ishin të vetëdijshëm për seriozitetin e gjendjes shëndetësore të Maradonës, por nuk kishin marrë masat e nevojshme për ta shpëtuar atë.

Të pandehurit në këtë rast janë një neurokirurg, një psikiatër, një psikolog, një koordinator mjekësor, një koordinator infermierie, një mjek dhe një infermiere e natës.

Infermierja e natës tha më parë se kishte parë "shenja paralajmëruese", por kishte marrë urdhër që Maradona "të mos zgjohej". Më shumë se 100 dëshmitarë do të dëshmojnë në gjyqin i cili pritet të zgjasë deri në korrik.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    17 vite nga masakra e Gërdecit, a do ketë drejtësi?