Një grua e quajtur "Mbretëresha e Ketaminës" ka pranuar të deklarohet fajtore për shitjen e drogës që vrau aktorin e serialit "Friends", Mattheë Perry.
Prokurorët federalë e quajtën shtëpinë e saj në Los Angeles një "treg shitjeje droge" dhe gjetën dhjetëra shishe ketamine gjatë një bastisjeje.
Sipas mediave të huaja, Sangha është një nga pesë personat përfshirë mjekë dhe asistentin e aktorit të cilët zyrtarët amerikanë thonë se i furnizuan Perry-t me ketaminë, duke shfrytëzuar varësinë e tij nga droga për fitim dhe duke çuar në vdekjen e tij nga mbidoza.
Perry u gjet i vdekur në një xhakuzi në oborrin e shtëpisë së tij në Los Angeles në tetor 2023, dhe një ekzaminim zbuloi se vdekja e tij ishte shkaktuar nga efektet akute të ketaminës.
Ketamina është një anestetik disociativ që ka disa efekte halucinogjene, sipas Administratës Amerikane të Zbatimit të Ligjit për Drogat (DEA). Ajo mund të shtrembërojë perceptimin e shikimit dhe të dëgjimit dhe e bën përdoruesin të ndihet i shkëputur dhe pa kontroll.
Komente
