Pesë persona akuzohen për vdekjen e Matthew Perry një vit më parë, mes tyre dy mjekë dhe asistenti personal të aktorit.
Policia amerikane tha të enjten se hetimi i tyre, i nisur në maj, zbuloi një "rrjet të gjerë kriminal " të furnizuesve të drogës që shpërndanin sasi të mëdha ketamine. Në një konferencë për shtyp, hetuesit konfirmuan se kishte pasur dy arrestime dhe se në total, pesë persona u paditën me akuzën se kishin blerë ketaminë që shkaktoi vdekjen e aktorit.
"Këta të pandehur përfituan nga problemet e varësisë së Perry për t'u pasuruar," tha të enjten prokurori amerikan Martin Estrada.
Perry, 54 vjeç, vdiq në shtëpinë e tij në Los Anxhelos në tetor 2023. Ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi si shkakun e vdekjes sasinë e lartë të ketaminës që kishte konsumuar aktori, e cila i shkaktoi edhe vdekjen.
Arrestimet erdhën pas muajsh hetimesh, që kulmuan me kërkime dhe sekuestrime të shumta të kompjuterëve, telefonave inteligjentë dhe sendeve të tjera personale. Brenda kompjuterëve dhe telefonave të personave të paditur, u gjetën "mesazhe" në të cilat diskutohej për aktorin, për ketaminën që donte të blinte, për mënyrat si do ia dorëzonin dhe për çmimin që do të ishte i gatshëm të paguante për ta pasur atë. Prandaj, provat duket se tregojnë se këta njerëz, pavarësisht se ishin të vetëdijshëm për problemet e varësisë së Perry-t, bashkëpunuan me njëri-tjetrin për t'i siguruar atij substancën. Më pas asistenti i tij personal ia ka injektuar ketaminën.
Matthew Perry ishte një aktor shumë i dashur për publikun dhe një nga protagonistët e serialit televiziv hit "Friends".