Foto ilustruese

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II nxit trafikantët 'e shqiptarëve' të bëjnë oferta: 1600 paund për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit

13 Shtator 2022, 09:20| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 09:30

  • Share

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II po përdoret nga trafikantët për të futur emigrantët në Britani. Kështu shkruan media britanike Express duke shkruar se trafikantët shqiptarë po bëjnë oferta të emigrantëve përmes rrjetit social Tik Tok.

Ata kërkojnë 1600 paund për çdo emigrant që do të futet në Britani, “për çdo person që dëshiron” të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës që do të mbahet të hënën e ardhshme.

Tarifa prej 1600 paund është gjysma e çmimit të marrëveshjeve të mëparshme që bënin trafikantët për të futur emigrantët përmes kanalit të La Manshit. Më parë, ofertat varionin nga 3000 deri në 5000 paund.

Kjo ofertë e veçantë duket se u drejtohet shqiptarëve që kanë zënë 60 për qind të ardhjeve në të gjithë Britaninë gjatë verës, shkruan media britanike. Bandat kanë ofruar gjithashtu marrëveshje "fëmijë pa pagesë" në një përpjekje për të inkurajuar familjet që të emigrojnë të gjithë së bashku.

Sipas zyrtarëve të Forcave Kufitare, gjatë garës për kryeministrin e ri të Britanisë, trafikantët paralajmëruan se emigrantët duhej të kalonin përpara se të formohej qeveria e re me Liz Truss në krye pasi do të mbante një qëndrim më të ashpër ndaj emigracionit.

Truss është zotuar të negociojë më shumë marrëveshje deportimi për në Ruandë dhe të ruajë rolin e Marinës në mbikëqyrjen e funksionimit të kanalit.

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elisabeth II ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte monarkja më jetëgjatë, e cila drejtoi vendin për 70 vite. Varrimi i saj do të bëhet më 19 shtator.

Komento

Komente

  • Eduart: 16/09/2022 11:32

    Përshenendetje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?