Arsenal-PSV, e vlefshme për turin e dytë në grupet e Europa League, është shtyrë për një datë të pacaktuar. Kjo për shkak se këto janë ditë zie në Britani për shkak të vdekjes së mbretëreshës Elizabet dhe nuk ka në dispozicion forca të mjaftueshme policia për të mbajtur evenimentin.
Kjo është ndeshja e dytë që shtyhet për këtë shkak. Më herët është njoftuar se ndeshja e së martës mes Rangers dhe Napoli në Skoci nuk do zhvillohet. Sakaq ende nuk ka një njoftim se kur do të rinisë Premier League, pasi këtë fundjavë nuk janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së gjashtë.