Vdekja e Mid’hat Frashërit, dyshimet për helmimin e tij nga agjentët e KGB-së

4 Tetor 2019, 07:53| Përditesimi: 4 Tetor 2019, 09:01

  • Share

Midhat Frashëri, udhëtoi në muajin shtator 1949 nga Parisi, ku shpalli formimin e Komitetin Shqipëria e lirë, për në Londër, ku dha një intervistë në BBC  për programin e kësaj qeverie demokratike në emigracion. Në Ëashington, ku u prit nga kryetari i Komitetit Evropa e Lirë, Jozef GreiGrei dhe zevendësndihmëssekretari i shtetit, Thomson. 

Kreu i Komitetit Shqipëria e Lirë, ne fjalën e tij në pritje tha: ” Shpresojmë ti japim zemër popullit shqiptar ne rezistencën kundër tiranisë komuniste dhe të ndihmojmë për të organizuar shqiptarët në kete luftë për demokraci”.  Aleatët  anglo-amerikanë e caktuan selinë e Komitetit Shqipëria e Lirë dhe të kryetarit Midhat Frashëri në Neë York ..

Ai u vendos në hotelin Vinthrop. Ishte shëndoshë e mirë dhe e nisi mbarë punën, sipas programit që paraqiti në BBC. Mirëpo për fat të keq,  më 3 tetor 1949 ora 9.25, vdiq papritur.

Sipas të dhënave të shoqëruesit që i rrinte pranë në atë çaste, Telhat Karagjozit  dhe sipas ekspertizës të atypëratyshme mjekut ligjor, rezultoi që vdekja iu shkaktua nga një infarkt i miokardit. Ekziston edhe një variant i vrasjes (shkaktimit të infarktit nëpërmjet ilaçeve apo gazit nëpërmjet agjentëve të KGB-së). Kim Philby, agjent i dyfishtë, i cili kishte qenë në Londër në shtator të vitit 1949, kur ishte shpallur Komiteti “Shqipëria e lirë”, ndërkohë që ishte nisur në atë kohë për në SHBA, mendohet se mund të ketë vepruar bashkë me agjentët e fshehtë të KGB-së, mbi Mid’hat Frashërin për ta asgjësuar, ashtu siç kishin vepruar edhe mbi disa personalitete të tjera antikomuniste të Lindjes si Stefan Bandera, Lev Rebet, Georg Markov.

 Në mbështetje të këtij varianti është edhe një dokument i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, qe e kam zbuluat tash së voni, ku shkruhet:

“Në Amerikë është kolonia jonë më e madhe dhe qëllimi imediat i organizatorëve të këtij komiteti, veç zhurmës me radio e shtyp kundër qeverisë sonë, është që të shkëputë koloninë shqiptare të Amerikës dhe ta lidhë me reaksionin... Të merret në shqyrtim dhe të caktohet me hollësi një politikë e jona aktive ndaj kolonisë së Amerikës. Të studiohet një e nga një çdo person dhe të bëhet diferencimi. Midhat Frashëri nuk e fut dot këmbën kollaj në koloni. Po kështu edhe të tjerët. Po këto duhen bërë sa më parë”

Ishte vendimi I qeverisë komuniste dhe e Sigurimit të Shtetit Shqiptar për të asgjesuar Mid’hat Frashërin, pa shkelur tek Vatra dhe pa renë në konyakte me diasporën shqiptare. Dhe këshu u bë. Sigurimi Shqiptar njoftoi KGB Sovjetike, që I kishte kthetrat dhe në Nju York. Sigurisht kishte vepruar edhe spiuni I dyfishtë Kim Filb, që kishte udhetuar nga Londra për në Njy York në një kohë më Mid’hat Frashërin.

Trupi i Mid’hat Frashërit u varros me nderime në varrezat Ferncliff në Neë York. Një varr i thjeshtë, i sheshtë e në mes të barit, me  emrin “Mid’hat Frashëri 1880-1049”. Në emër të komitetit Shqipëria e lire foli Nuçi Kota, nënkryetar I Komitetit.

Vëllimi I katërt I Veprës së Mid’hat Frashërit

Themelimi I Institutit të studimeve historike “Lumo Skendo, sipas  testamentin që na la,  ishte  vepra e parë e rëndësishme kulturore, që mori përsipër botimin e plotë të vepërës së Midhar Frashërit, por edhe studime e botime të tjera me vlera kombëtare. Kthimi në atdhe i eshtrave të Midhat Frashëtit ishte  akti madhor I kryer nga qeveria dhe shteti shteti shqiptar. Ceremonitë  e përcjelljes në Neë York dhe e pritjes në Tiranë qene  madheshtore. Ai tashme prehet pranë vëllezerve Frashëri dhe Konivës, në një vend të lartë ëee të gjelbëruar, nga ku donte te shikonte Shqipërinë e lirë dhe Shqiptarat në gëzimet dhe hidhërimet e tyre.

E famshme është shprehja e tij profetike:” Shqiptarët do t’I fitojne të gjitha betejat, pasi të mbarojmë betejat mes tyre”

Sot në përvjetorin e e 70 të vdekjes së tij, përurojme vëllimin e 4 të veprës së zgjedhur të Midhat Frashërit, pjesë e një kolane prej 12 vëllimesh, nje pasuri e jashtëzakonshme e historisë dhe kulturës shqiptare.

Ky vellim përmban kryesisht përshtypjet e udhëtimit të Midhat Frashërit, ne tete hapesirën dhëqiptare mandej dhe evropiane: ravgime, mbresa, përshkrime gjeorafike, historike, meditime filozofike, politike, sociale, arti, si dhe një galeri personazhes historike. Një histori e panjohur dhe një krijimtari e jashtëzakonshme për të njohur botën dhe veten tonë. Midhat Frasheri nje shqiptar i madh dhe nje evropian i madh.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?