Foto nga vendi ku humbi jetën 38-vjeçari

Kronikë

Vdekja e minatorit 38-vjeçar dje në Bulqizë/ Arrestohen dy punonjës të subjektit minerar, një nën hetim! Policia: Nuk siguruan kushtet e duhura në punë (EMRAT)

25 Shtator, 10:18| Përditesimi: 25 Shtator, 11:38

  • Share

Policia e Dibrës ka vënë në pranga dy punonjës, 47 dhe 62-vjeç, të subjektit teknik minerar 'True L' në Bulqizë, ku humbi jetën minatori 38-vjeçar Kujtim Dangri. U arrestuan brigadieri Gasper Kola dhe tekniku Behar Cami, ndërsa nën hetim u vu edhe 67-vjeçari Remzi Pupli, me detyrë drejtues teknik në këtë subjekt.

Sipas policisë, nga hetimet ka rezultuar se këta persona, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar. Minatori humbi jetën si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor gjatë punës në galeri.

Njoftimi i policisë:

Nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në punë, në subjektin minerar ku humbi jetën dje shtetasi K. D., arrestohen 2 punonjës të stafit teknik dhe procedohet penalisht, në gjendje të lirë, drejtuesi teknik i subjektit.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësisë në lidhje me ngjarjen e djeshme, të ndodhur në një subjekt minerar në zonën D, Bulqizë, ku humbi jetën shtetasi K. D., 38 vjeç, dyshohet se, si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor gjatë punës në galeri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasit:

G. K., 47 vjeç, me detyrë brigadier;

B. C., 62 vjeç, me detyrë teknik, të dy banues në Bulqizë.

Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. P., 67 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë drejtues teknik në subjektin minerar.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas, me veprimet ose mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen.

Xh.K/Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?