Vdekja e Ministrit të Jashtëm të Bjellorusisë nxit 'teoritë konspirative'

29 Nëntor 2022, 20:56| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 20:53

  • Share

1669751552_make.PNG

Është mbajtur një funeral shtetëror për ministrin e Jashtëm të Bjellorusisë, Vladimir Makei, i cili vdiq papritur në moshën 64-vjeçare. 

Mediat dhe vëzhguesit kanë ngritur dyshime për shkakun e vdekjes së Vladimir Makei, duke theksuar se politikani kishte qenë një zë pro-perëndimor brenda qeverisë. 

Spekulimet të cilat kanë pretenduar se zoti Makei mund të ishte helmuar nga spiunët rusë janë ngritur pa ofruar prova, raportojnë mediat e huaja.

Artyom Shraibman, një analist i pavarur politik, tha: "Makei po e mbante të hapur dritaren e mundësive për vendosjen e një dialogu me Perëndimin, duke i dhënë presidentit të Bjellorusisë Lukashenko një hapësirë ​​për manovra dhe pazare me Kremlinin. Makei ka fituar një reputacion si zëri kryesor properëndimor në qeverinë bjelloruse, kështu që nuk është për t'u habitur që vdekja e tij ka nxitur teori të shumta konspirative”.

Makei i ka qëndruar besnik Alexander Lukashenkos dhe ka qenë një aleat kyç, megjithëse ai shihet si më liberal në krahasim me udhëheqësin bjellorus. 


Lajmi kryesor:

Lufta, Kievi: 84 raketa ruse po hyjnë nga Deti i Zi në Mesdhe! Senati tërheq amendamentin që zgjati dërgesën e armëve në Kiev me një vit


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?