Turistët rusë që humbën jetën në Qerret

Vdekja e mistershme e 4 rusëve në Qerret, pala ruse pa përgjigje për letërporosinë! Prokuroria e Durrësit dyshon se s’janë marrë me çështjen

28 Maj 2023, 11:41| Përditesimi: 28 Maj 2023, 11:48

  • Share

QERRET- Prej gati 1 vit e gjysmë ende nuk ka një zhvillim konkret apo ndonjë detaj shtesë lidhur me vdekjen e mistershme të 4 turistëve rusë, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkova, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe në resortin “Gloria” në Qerret të Kavajës. 

Burime për gazetarin e Report Tv Artur Korriku bëjnë me dije se nuk ka pasur një përgjigje nga pala ruse për një letërporosi së ish Prokurorisë Kavajë (sot Durrës). Ndaj, hetimet vijojnë, por janë në pritje të vazhdueshme nga të dhënat që mund të sigurohen nga pala ruse. Por edhe pse ka kaluar 1 vit e gjysmë pas ngjarjes tragjike dhe lënies në “harresë” nga pala ruse, Prokuroria e Durrësit dyshon se shkaku i vdekjes së tyre po fshihet.

Pas vdekjes së 4 rusëve, mjekësia ligjore e jona solli një përgjigje që si shkak të vdekjes evidentonte monoksidin e karbonit por nga hetimi i mjedisit nuk u gjend asnjë përqindje monoksid karboni çka rriti dyshimet për shkakun e vdekjes.

Burime nga prokuroria thonë se janë 4 persona të moshave të ndryshme të cilët kanë vdekur përnjëherë të gjithë që për ta hedh dyshime mbi shkakun e vdekjes së tyre. Këtë e shton edhe më shumë fakti që pala ruse nuk është marrë fare me këtë çështje që nga momenti kur rusët e tyre u gjendën të vdekur deri më sot.

Në këto kushte hetimet mbeten të pezulluara. Me tu gjetur fakte të reja apo nëse rusët kthejnë përgjigje ato do të vijojnë menjëherë bëjnë të ditur burimet nga organi i akuzës në Durrës.

Si ndodhi ngjarja?
Më 15 tetor 2022 u gjetën 4 rusë të vdekur në hotel ‘Gloria’ në Kavajë. Trupat e tyre janë tërhequr nga djali i familjes nga morgu i Tiranës. Ka qenë djali i familje, Aleksandër Burenkov, i cili ka tërhequr trupat e prindërve të tij Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkova, 60 vjeç, si dhe të motrës Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partnerit të saj Nikita Belousov, 37 vjeç. Familja u gjend në Shqipëri pas një turi në të gjithë botën, në vendet me të synuara nga turistët, çka e kanë ilustruar me shkrepjen e fotove dhe reklamimin e tyre në rrjetet sociale. Në hotelin “Gloria” në Qerret, familjarët erdhën nga Ohridhe dita e parë e tyre në vendin tonë, u kthye në tragjedi. Kishin revervuar dhe kishin kërkuar t’i bënin gati pishinën dimorore, që stafi i hotelit e hapi brenda ditës duke përdorur klor për ujin e pishinës. Ishte po stafi që i gjeti të gjithë të pajetë, një me këmbët në ujë, dy prej tyre në shezlong dhe tjetrin mes pishinës dhe saunës, pa mundur të konsumojnë as ushqimin dhe pijet që kishin porositur. Aleksandri, i cili tashmë ka mbetur i vetëm, përfaqësues i një kompanie medicinale, erdhi në Shqipëri për të tërhequr trupat e pajetë të familjarëve. Vajza, Ekaterina, ishte menaxhere pronash në një agjenci imobiliare, ndërsa mediat ruse pak detaje japin për kryefamiljarin, i cili nga disa media shqiptare u përfol të ishte ish-gjeneral, ndërsa për bashkëshorten e tij thuhet se ishte mësuese.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?