Djali i mjekut neurolog Ali Kuqo, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë, ka deklaruar se babait të tij i është refuzuar shërbimi pranë spitalit COVID 1 nga shefja Najada Çomo.
Altin Kuqo, edhe ai mjek, ka replikuar në një shënim të publikuar nga QSUNT në Facebook, për rastin e dy vajzave të Rifat Lalos, thotë se edhe babait të tij i është refuzuar shërbimi në spitalin COVID 1.
Madje Kuqo shton se për këtë gjë disponon edhe të gjitha provat e refuzimit të shërbimit prej Najda Çomos, ndaj mjekut neurolog.
‘Babait tim profesor i nderuar i Neurologjise dhe ish mjekmi QSUNT dhe mua si mjek qe punoj ne QSUNT na u refuzua sherbimi prane spitalit Covid 1 nga shefja Najada. Dhe une disponoj te gjitha provat e refuzimit te sherbimit prej saj.’- shkruan Kuqo.
KJO COMO DUHET TE ARRESTOHET MENJEHERE..... KUSH ESHTE MBI 75 VJEC KETA I LENE TE VDESIN TEK INFEKTIVI,,NUK KA MUNDESI QE TE VDESIN NJEREZIT PAS 7 ORESH KUR SHKOJNE ME KEMBET E VETA..
Përgjigju