Presidenti Ilir Meta

Vdekja e mjeshtrit Qerim Sula, Meta: Këngët e tij do të kumbojnë përjetë në zemrat tona

31 Maj 2020, 16:00| Përditesimi: 31 Maj 2020, 16:03

  • Share

Për vdekjen e mjeshtrit të këngës dibrane, Qerim Sula ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta duke e konsideruar një lajm trishtues për të gjithë vendin.
Ai është shprehur se ai është një prej zërave më të spikatur të muzikës popullore shqiptare dhe se këngët e tij do të kumbojnë përjetë në zemrat tona, si frymëzim për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të Atdheut.

"Ndarja nga jeta e rapsodit të shquar dibran dhe njërit prej zërave të spikatur të muzikës popullore shqiptare, Qerim Sula është një lajm trishtues.
Këngët epike për trimërinë e dibranëve dhe hymnet e krenarisë kombëtare të intepretuara mjeshtërisht prej Tij do kumbojnë përjetë në zemrat tona, si frymëzim për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të Atdheut. Ngushëllime familjes Sula, artdashësve dhe të gjithë komunitetit dibran! Lamtumirë Mjeshtër!',
tha Meta.

Komento

Komente

  • Dibrani: 31/05/2020 20:14

    Qerim Sula iku i nderuar, se i kendoi Shqiperise e shqiptareve, por ti e gruaje jote dibrane mos e zini ne goje se e felliqni, ju bete te kunderten e vodhet Shqiperine dhe shqiptaret i varferuat, rrezila.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?