Vdekja e Nexhmije Hoxhës, reagon Rezarta Shkurta: Një zonjë 'histori', shembullore për gjithçka

26 Shkurt 2020, 17:59| Përditesimi: 29 Shkurt 2020, 21:07

  • Share

Rezarta Shkurtra, bashkëshortja e nipit të Nexhimje Hoxhës, Ermalit, ka reaguar për vdekjen e saj përmes një statusi, ku nuk mungojnë epitetet lavdëruese dhe fjalët me superlativa për bashkëshorten e ish diktatorit. Edhe pse Nexhmija nuk shfaqi kurrë pendesë për krimet në komunizëm, Rezarta Shkurta e cilëson atë si një zonjë shembullore, luftarake dhe që ka bërë 'histori'.

'Pata fatin të njohë një zonjë “Histori”. Një gjyshe e stërgjyshe të dashur. Një grua shekullore për nga mosha, fuqia dhe dija e saj. Një grua luftarake deri në fund! Kujtimet dhe përshtypjet e para që kam për Nexhmije Hoxhën ishte përpikmëria. Oraret e sakta pa lëvizur sekondi, në zgjimin , vaktet, takimet apo kur ulej të shkruante kujtimet e saj. Për mua aso kohe por edhe sot ishte dhe është e pabesueshme se si një njeri për aq vite me aq përpikmëri të organizonte jetën e saj. Më pas pata fatin të isha fotografja personale. Ndërkohë që e fotografoja këtë zonjë 99 vjeçare, pasi me kish cituar me përpikmëri se si e dëshironte foton, apo korrigjonte në mënyrë të detajuar këndet fotografike, kuptoja se jo rastësisht kjo zonjë kish bërë Histori.

Një nga planet e saj, ishte të realizonte librin e saj te fundit “ Përjetime dhe meditime në jetën time politike” e më pas e qeshur thoshte mund të iki nga kjo botë. Dhe ashtu bëri kjo zonje e mahnitshme, e zbatoji planin siç kish bërë gjithë jetën e saj. E fortë, e kthjellët me një memorie të jashtëzakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurinë dhe një trashëgimi historike. Të prehesh në paqe Nëna Mija', shkruan Rezarta Shkurta.

Rezarta Shkurta është bashkëshortja e nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermalit, i cili u arrestua për trafik droge pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë në vitin 2015.

Ermal Hoxha u dënua me 10 vjet burg por falë gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burg.

Atij i kishte mbetur edhe 1 vit e 6 muaj burg, kur u lirua me kusht në 2018-ën.

Gjatë kësaj kohe ai nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale dhe nuk duhet të shoqërohet me persona të inkriminuar. 

Nexhmije Hoxha u shua në moshën 99-vjeçare në shtëpinë e saj në Laprakë, pasditen e së martës.

Video e postuar nga Rezarta Shkurta

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arian Rushaj: 02/03/2020 17:34

    Ika nga Shqiperia ne 1990 jetova 25 vjet nen diktaturen komuniste . Shume pjestare te familjes time kane qene denuar per agjitacion dhe propagande , per tentative arratisje . Rrezarta sic duket nga prespektiva a saj shikon ate qe intereon asaj dhe i eshte pershtatur filosofise te familjes Hoxha. Te lavderosh nje demon ( Evil ) do te thote qe ke gjera te perbashketa me te ,nuk e di nese Rezarta e kupton kte gje. Kam 30 vjet qe jetoj ne Amerike , dhe akoma kam endrra te tmerreshme per Shqiperine. Persekutimet politike qe i jane bere familjes time e kane shuar mallin per te ardhur atje ku kujtimet e mia vecse me lendojne. Ai qe levderon the ka komente pozitive per komunizmin the dictatoret qe e krijuan duhet te izolohen ne spital psiqik ato njerez jane te pa stabilizim mendor ato kane jo regard per jeten njerezore. YOU GOT TO BE AN EVIL TO LIKE THE EVILDOERS

    Përgjigju
  • Populli: 26/02/2020 22:50

    Do dilje me b... jashte ti po te kishe lindur kur kjo zonja jote ishte ne krye. Shko lexo historine njehere dhe jo ate te partise e pastaj mallengjeu per kete kriminele

    Përgjigju
  • Parrucjani: 26/02/2020 21:20

    Te kishte pas fatin e shum grave shqiptare dhe Rezarta. Te atyre grave qe u internuan ne mes te nates,neper fshatra te humbur. Te kishin dhe shalet e Rezartes,te njejtin fat,si te atyre grave,ku operativi i zones,I perdorte si medalje burrerije.te kishte te njejten ndjesi dhe Rezata,padijen e varrit te babes,apo vllaut. Ne fund te fundit tregoj qe kapaku paska gjet kusine.

    Përgjigju
  • Turi: 26/02/2020 20:39

    Turp te lavderosh nje person qe ka be krime. Ose te pakten, mbaje per vehte e mos u shpreh. Ajo eshte kriminele. Turp te kesh

    Përgjigju
  • Arturi: 26/02/2020 19:40

    Natyrisht rezarta qe nexhmija me enverin kane hyre ne histori,,,vrane 6000 vete,, internuan 30.000 dhe burgosen 30.000 per arsye politike....dhe izoluan shqiptaret per 50 vjet...dhe e dorezuan pushtetin kur shqiptaret hanin 1 here ne dite..

    Përgjigju
    • GJON: 29/02/2020 19:01

      Si nuk ju vie turp, por vetem ne 95 vrat me mijra shqiptar ne emer te demkracis. turp e faqja e zeze. po edhe sot shqiptaret vriten ne mes veti sikur te isin miza. Ky eshte shteti juaj qe e deshironit, ti shikonit shqiptaret se si vriteshin per nje co toke apo per cep dyqani. Histtoria kurr nuk doja fal juve, shkatrruat nje ushtri qe ja kishte ffriken jo vetem jugosllavi e greku. Shkatrruat arsimin , tani po prodhoni injorant, shkatrruat shendetesin , e cfar nuk shaktrruat , kurre as serbi e as greku nukkish ditur te benin kete gjem Shqiperise siq ja bet ju plehra qe jeton duke pir gjake te shqiptarve. Por nje dite drjetesia do te vije....

    • Shqip: 27/02/2020 01:03

      Zhduken tere intelektualet qe te dalin ne skene biba si kjo rezarta

  • Ela: 26/02/2020 18:26

    Te jeni krenar per te

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 26/02/2020 18:15

    Hallall qumeshti e nenes Rezarta je femer per tu mare shembull

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?