Tre ditë zie kombëtare për vdekjen e Papa Françeskut pritet të shpallen në Itali, në prag të funeralit të tij. Sipas burimeve qeveritare, La Repubblica raporton se ky është një propozim që do të shqyrtohet nga Këshilli i Ministrave, i cili është thirrur të mblidhet nesër në orën 11:00. Këshilli i Ministrave do t’i besojë shefit të Departamentit të Mbrojtjes Civile, Fabio Ciciliano, koordinimin e veprimtarive dhe të të gjitha strukturave të angazhuara me rastin e funeralit, ashtu siç ndodhi edhe në vitin 2005 me ceremonitë mortore të Papa Gjon Palit II.
Lajmi kryesor:
Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Papa Françesku, Vatikani: Vdiq si pasojë e një goditjeje në tru! Bekimi dhe urimi i fundit për Pashkët! Reagojnë liderët botërorë
K.M/ReportTv.al