Vdekja e poetit Agim Doçit, presidenti Begaj: Njerëz të tillë mbeten përgjithmonë në memorien e popullit dhe kombit

25 Qershor, 14:52| Përditesimi: 25 Qershor, 14:55

  • Share

1719320103_fdbsdbsdfb.JPG

Bajram Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të artistit Agim Doci, ndërsa dërgoi edhe një kurorë lulesh në homazhet e lamtumirës së fundit.

Në telegramin e ngushëllimit dërguar familjarëve të poetit, Begaj e vlerëson “Mjeshtrin e Madh” Agim Doci për frymëzimin e brezave me dashurinë për shqiptarinë përmes teksteve të këngëve patriotike. 

“Njerëz të tillë mbeten përgjithmonë në memorien e popullit dhe kombit, dhe kujtohen me nderim, respekt e dashuri”, - shprehet ai.


Lajmi kryesor:

I jepet lamtumira poetit Agim Doçi! Homazhet në agjenci funerale! Bashkëshortja: S'u vlerësua, i është bërë vrasje politike! As pensionin që i takonte s'e mori prej 11 vitesh


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?