Ebrahim Raisi

Vdekja e presidentit Raisi, Irani në krizë për pasardhësin! Zgjedhjet mbahen në 22 qershor, ende s’ka një kandidat potencial

21 Maj, 13:27| Përditesimi: 21 Maj, 13:33

  • Share

Gjetja e pasardhësit të presidentit Ebrahim Raisi ka vënë në vështirësi klasën politike e klerike në Iran, pasi asnjë emër i mundshëm nuk konsiderohet aq besnik sa ai ndaj liderit suprem Ajatollahu Ali Khamenei. Analistët thonë se mund të ketë ketë edhe një kandidat të moderuar, por gjasat janë që të kandidohet një përfaqësues i vijës së ashpër nga radhët e klerikëve.    

Pas vdekjes tragjike të presidentit në aksidentin ajror, Irani po has në vështirësi serioze për të gjetur zëvendësuesin e tij. Vdekja e Raisit ka shkaktuar po ashtu implikime afatgjata për drejtuesit klerikë. Lideri suprem Ajatollahy Ali Khamenei emëroi një ditë më parë zëvëndëspresidentin e parë Mohammad Mokhber si president të përkohshëm në detyrë deri në mbajtjen e zgjedhjeve. Ai do të qëndrojë në këtë post deri në 22 qershor kur është caktuar mbajtja e zgjedhjeve presidenciale.

Presidenti Raisi, ministri i jashtëm dhe 7 persona të tjerë, përfshirë ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në veriperëndim të Iranit më 19 maj. Duke folur para kombit, para se të konfirmohej vdekja e Raisit, Khamenei tha se “populli iranian nuk duhet të shqetësohet, nuk do të ketë pengesa në punën e vendit”. Por, vdekja e ultrakonservatorit Raisi përbën sfidë për politikanët e linjës së ashpër të Republikës Islamike, të cilët e përforcuan pushtetin pas zgjedhjeve parlamentare të pranverës.

Procesi i gjatë për caktimin e kandidatëve të përshtatshëm për president që i nënshtrohen hetimit dhe aprovimit nga Këshilli i Gardës, do të bëhet në më pak se dy muaj. Raisi përfitoi nga skualifikimi masiv i kandidatëve reformistë dhe të moderuar kur fitoi zgjedhjet presidenciale më 2021. Si një kandidat i zgjedhur me kujdes, pasi nuk do të përbënte kërcënim për Khamenein, ai fitoi më shumë se 72 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale, ku pjesëmarrja ishte më e ulëta që kur u themelua Republika Islamike më 1979.

Ekspertët e lindjes së mesme thonë se lideri suprem Khamenei mund ta shfrytëzojë rastin për ta “rehabilituar” ish-kryetarin e “margjinalizuar” të Parlamentit, Ali Larijani, i cili e kishte të ndaluar të garonte kundër Raisit më 2021, por “ka qenë mbështetës besnik i sistemit”. Këto zgjedhje shin edhe si mundësi për të rreguluar marrëdhëniet me anëtarët e kampit të ish-presidentit të moderuar, Hassan Rohani.

 Më 2021, Raisi i mposhti Mohsen Rezaee, një oficer i lartë i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, si dhe Abdolnaser Hemmati, një bankier i cili ishte kandidati i vetëm i moderuar në garë. Por nëse përzgjidhet një kandidat i vijës së ashpër nga radhët e drejtuesve klerikë, do të tregonte se “prioritetet janë uniteti, konsolidimi konservator dhe të qenët i sigurt që tranzicioni...vazhdon të jetë prioritet”. Vdekja e Raisit lë boshllëk të madh në përpjekjet e Iranit për ta zgjedhur liderin e ardhshëm suprem gjithashtu, pasi ai shihej si paradhësi i Kahmenei. Lideri suprem në Iran merr të gjitha vendimet për politikat e brendshme dhe të jashtme të vendit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?