Bota

Vdekja e Princit Philip dhe mbulimi nga media, BBC merr më shumë se 100,000 ankesa nga qytetarët

13 Prill 2021, 11:53| Përditesimi: 13 Prill 2021, 11:56

  • Share

Më shumë se 100 000 ankesa i janë drejtuar BBC-së në lidhje me mbulimin që i ka bërë vdekjes së Dukës së Edinburgut, një rekord në historinë e televizionit britanik.

Të përballur me një situatë të tillë transmetuesi britanik ka krijuar një faqe në internet të dedikuar për shikuesit ku ata mund të paraqisnin pakënaqësinë e tyre për programacionin e saj, pasi pas vdekjes së Princit Philip ajo anuloi të gjithat programet për të mbuluar vdekjen e tij të Premten.

Pas vdekjes së dukës në Windsor në moshën 99 vjeçare BBC fshiu të gjithë programacionin në BBC One dhe në BBC Two për të shfaqur një seri programesh për Filipin.

E njëjta gjë ndodhi edhe për radiot dhe programet e tjera.  Pasqyrimi i lajmeve bëri që edhe finalja e MasterChef, e cila duhej të transmetohej në orën 8.30 në BBC One, nuk u shfaq.

Të përballur me një situatë tejet të vështirë BBC krijoi formularin e dedikuar në faqen e saj të internetit pasi mori ankesa për mbulimin e tij, buletin i cili do të botohet të enjten.

Mediat britanike raportojnë se një nivel i tillë ankesash është një rekord, i cili mposht atë të shfaqjes së BBC të Jerry Springer, The Musical në 2005,  e cila mori 63,000 ankesa.  Edhe pse përfaqësues të Televizionit shprehen të lumtur për mbulimin që kishin bërë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?