Foto nga vendi i ngjarjes

Kronikë

Vdekja e punonjëses në landfillin e Shkodrës/ 61-vjeçarja nënë e 11 fëmijëve, skena u pa nga e motra! Drejtori: Dëgjova të bërtiturat

26 Mars 2021, 12:36| Përditesimi: 26 Mars 2021, 12:51

  • Share

SHKODËR- Katrinë Binaku, nëna e 11 fëmijëve nga fshati Pacram, humbi jetën në mënyrë tragjike në landfillin e Bushatit. 61 vjecarja, u dëmtua aksidentalisht gjatë procesit të te presimit të materialeve të riciklueshme në landfill.

Burime pranë grupit hetimorë të policisë së Shkodrës bëjnë më dije se ajo ka punuar së bashku me të motrën në landfill ndërkohe që ka qenë kjo e fundit që ka njoftuar menjëherë sapo ka parë të motrën që kishte marrë dëmtime ne pjesën e kolonës. Pavarësisht se është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës ajo nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Katrina punonte prej 7 vitesh, në landfillin e Bushatit ndërkohë që së bashku me të punonte edhe motra e saj dhe I vëllai.

Në dëshminë e dhënë në policinë e Shkodrës, Drejtori i Landfillit, Agron Ceka ka deklaruar se ashtu si çdo ditë, “i kam përshëndetur në mëngjes, ndërkohe që rreth orës 10 kam dëgjuar të bërtiturat e së motrës, kam dal me shpejtësi nga zyra kemi parë që kishte marrë plagë në pjesën e kolonës, kemi fikur me shpejtësi makinerinë dhe i kemi dhënë ndihmën e parë ndërkohe që kemi thirrur edhe ambulancën. Ngjarja është e rëndë dhe fatkeqësisht 61 vjecarja humbi jetën”.

Në landfilldin e Bushatit pjesa më e madhe e makinerive janë automatike dhe vihen në punë në bazë të komandave. Deri më tani nuk ka pasur raste të humbjes së jetës në mënyrë aksidentale të punonjësve përveç kësaj ngjarjeje të fundit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?