Moment nga ceremonia mortore e Raiolës

Vdekja e Raiolës, ‘yjet’ botëror të futbollit marrin pjesë në ceremoninë private në Monte Karlo

6 Maj 2022, 12:29| Përditesimi: 6 Maj 2022, 12:32

  • Share

Të enjten në principatën e Monakos është kryer ceremonia e varrimit të super agjentit të futbollit Mino Raiola, i cili ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë.

Në cëremoninë tepër sekrete morën pjesë shumë figura të shquara të këtij sporti ku nuk mund të mungonte Zlatan Ibrahimovic, i cili për më tepër thuhet se ishte në shtratin e Raiolas kur ky i fundit ndërroi jetë në një spital në Milano.

Nuk munguan gjithashtu edhe ‘yje’ të tjerë që Raiola i ka patur në menaxhim si Halaand, Pogba, Verrati, Donnarumma, De Light, Justin Kluivert dhe të tjerë, ndërsa edhe ikona e Arsenal e Chelsea Cesc Fabregas u pa në kishën ku u krye ceremonia.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?