Vdekja e 25-vjeçares, Rexhina Debrova në muajin prill 2019, gjatë operacionit për lindjen e fëmijës, ka sjellë nxjerrjen e një urdhri për arrestimin e mjekut nga Elbasani, Ardjan Kadaifçiu. Vendimi për arrestimin e këtij mjeku është marrë një ditë më parë nga prokurori i çështjes, Xhelian Seferi, i cili i ka kërkuar gjykatës së Elbasanit, caktimin e masës së “arrestit në burg” në mungesë, për mjekun që kishte ndjekur procesin e lindjes së 25-vjeçares Rexhina Debrova. Kjo kërkesë është bazuar në një akt ekspertimi mjeko-ligjor të mbërritur në prokurori nga institute i mjekësisë, ku qartësohen nga ana teknike shkeljet e kryera nga doktori Kadaifçiu.
Nisur nga kjo situatë tashmë prokuroria e Elbasanin, e akuzon mjekun në fjalë për akuzën “Neglizhencës në trajtim mjekësor” me pasojë vdekjen e 25-vjeçares Rexhina Debrova, gjatë procesit të lindjes së fëmijës. Por pavarësisht se prokuroria, tashmë ka nxjerrë një urdhër-arresti për mjekun e Elbasanit, ky urdhër nuk mund të ekzekutohet nga policia lokale, pasi nga informacionet e mbledhura, mjeku është larguar në muajin gusht 2019 së bashku me familjen në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tashmë policia dhe prokuroria e Elbasanit i kanë kërkuar ndihmë zyrës së Interpolit me qëllim shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Ardjan Kadaifçiut,i cili nëse do të arrestohet në SHBA do të ekstradohet në Shqipëri, ku do i nënshtrohet procesit gjyqësor për akuzën e “Neglizhencës në trajtimin mjekësor” me pasojë vdekjen e Rexhina Debrovës. Në muajin prill 25-vjeçaria, Debrova humbi jetën teksa po lindte fëmijën e saj të parë. Vdekja e vajzës së re solli përkeqësimin e situatës, aq sa familjarët e vajzës dhe bashkëshorti i saj, deklaruan se do bënin vetëgjyqësi mbi mjekun dhe infermierin që kishte ndjekur gjendjen shëndetësore të pacientes Rexhina Debrova.
Amniotic fluid embolism(AFE),per info per te gjithe ata qe u intereson te dine pak me teper dhe per mjeket ligjor dhe per prokurorin.AEF eshte urgjence obstretikale jete kercenuese,qe ndodh gjate nje interventi per lindjen e femijes dhe shoqerohet me kolaps kardirespirator dhe koagulim intravaskular te diseminuar.Eshte komplikacion qe nuk mund te parandalohet ,ka mekanizem fizpatollogjik te panjohur por dihet qe shkaktohet bllokimi i eneve te gjakut te mushkerive nga materialet fetale te lengut amniotik te femijes ne barkun e nenes.Bllokimi i eneve ndodh ne mushkeri dhe nuk lejon qe gjaku te kaloj te oksigjenohet dhe te kaloj pjesen e majte te zemres.Mekanizmi i dyte i rendedishem eshte shkaktimi i pergjigjes inflamatore te gjeneralizuar e cila si perfundim jep nje komplikacion shume te rende qe quhet KID(koagulim intravaskular i diseminuar ),qe perkthehet tromboza ne mikrovaza, konsum i faktoreve te koagulimit , hemorragji etj. Mortaliteti(Vdekshmeria eshte mbi 80%) Eshte fatmiresisht komplikacion i relativisht i rralle,1 raste ne 8000- deri ne 15000 shtatzani,perben ne USA deri 10% te mortalitetit maternal.Edhe kur arrijne te mbijetojne kane sekela te rendesishme neurologjike.
PërgjigjuMua më vjen keq të shkruaj përsëri për këtë lajm, sepse e kam lexuar që kur ndodhi ngjarja e hidhur. Nuk arrij të kuptoj veprimin e prokurorisë duke pasur parasysh si më poshtë. Kodit Penal thotë:" Neni 96 Neglizhenca në trajtimin mjekësor (Shtuar paragrafi i II me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) 1.Neglizhenca në trajtimin mjekësor të të sëmurëve nga ana e profesionistit shëndetësor, kur ka rrezikuar jetën e personit, apo ka dëmtuar rëndë shëndetin e tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. 2. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar vdekjen e personit, dënohet me burgim deri në dy vjet." Kodi i Procedurës Penale thotë: Neni 253 Ndalimi i të dyshuarit për një krim (Ndryshuar fjalë në pikën 1 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur ka shkaqe të bazuara për të menduar se ka rrezik ikjeje, prokurori urdhëron ndalimin e personit që dyshohet për një krim, për të cilin ligji cakton dënimin me burgim jo më të ulët në maksimum se katër vjet. 2. Policia gjyqësore kryen ndalimin me iniciativën e vet kur nuk është e mundur, për shkak të gjendjes së ngutshme, të pritet urdhri i prokurorit. " A mendon prokurori se duke lëshuar këtë urdhër-ndalimi, i jep mundësinë të kërkuarit kur të dalë para gjyqtarit amerikan të thotë se në Shqipëri rrezikon të mos ketë një proces gjyqësor të drejtë, sepse paragjykohet, është kërcënuar me vetëgjyqësi, ka shkelje procedure apo se nuk ka Gjykatë të Lartë?!
PërgjigjuO ti Boti po ti qenke ai intelektuali që ka blerë dipllomën o p... m.... se prej tipave si puna jote që bon sikur din se shkruan aty "emboli amniotike" po i gjen belaja fukarejt e shkretë se po i pini gjakun more katila. Po të ishte kaq i pafajshëm doktorri nuk ja mbathte. Don zoti bohet si duhet drejtësia se të gjith rrugët do merni. Vetëm dajaku ju shkul juve nga froni që keni zënë me hajdutëri e falsitete.
O ti kalimtari ...ku e gjete kete dr qe pska blere diplomen..apo ne .....plehra qe ngelet duke pergojuar mjeket... Pacienti ka mundesi te kete humbur jeten nga embolia amniotike dhe jo nga neglizhenca..hapni lexono informohuni pastaj flisni...debila
Prokurori i mori ryshvet mjekut se do nxjerrë lekët që harxhoi për të blerë dipllomën prandaj e mendoi kështu. Mjeku i mori lekë për kurim apo për ndërhyrje pacientit që të nxjerrë lekët për blerjen e dipllomës ndërsa popullin po e mer lumi për shumë arsye të këtij lloji. Po mos u mërzit se do rregullohet, be positive.
Politikanët e këtyre 30 vjetëve të fundit duhet të akuzohen dhe dënohen për genocid intelektual sepse është faji i tyre që ne sot kemi mjekë mësues arkitektë etj etj me diplloma të blera.
PërgjigjuSigurisht qe do e arrestojne se atje ku jeton ai janë të kontrolluara gjerat jo si tek ne qe s meret vesh se c behet.. ose kur themi: iku ne drejtim të paditur dhe policia nuk e kap dot, hahahahahaha. Atje ku ai jeton ka nje adresë. Do i shkojnë dhe do e kapin, perderisa eshte leshuar urdher arresti.
Përgjigju