Fatmir Xhafaj

Kronikë
Top 24

Vdekja e shoferit, reagon Xhafaj: Ishte djalë i shkëlqyer, jam i shokuar, humba një njeri të afërt

30 Qershor 2018, 15:01| Përditesimi: 30 Qershor 2018, 15:13

  • Share

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së shoferit të tij Shkëlzen Qordja, që sipas policisë dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në garazhin e Gardës së Republikës ditën e sotme.  Ministri shprehet se është shokuar nga ngjarja, pasi humbi një njeri të afërt. Për rrethanat e ndarjes nga jeta, Xhafaj thotë se nuk kam asnjë koment sepse prokurorët dhe ekspertët po punojnë, ndërsa referuar akuzave të Berishës, ministri thotë se hienat politike u sulën mbi të vdekurin.

Jam i shokuar dhe nuk gjej fjalë të ngushëlloj prindërit dhe gjithë familjen e Shkëlzenit për humbjen tragjike të jetës së tij. Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar një dhimbje të fortë njerëzore për mua dhe për të gjithë ata që punuan dhe e njohën nga afër atë.

U prefsh në paqe, i dashur Shkëlzen!

Nuk është dita sot për mua që të bëj politikë dhe as e ndaloj dot që politika të vazhdojë të merret me mua sot.

Kam humbur krejt papritur një njeri të afërt, i cili si dhe gjithë familja e tij, ishte bërë si pjesë e familjes sime.

Nuk kam asnjë koment për rrethanat e ndarjes së tij nga jeta, sepse prokurorët dhe ekspertët përkatës po punojnë ndërkohë për sqarimin e tyre.

Nëse nuk kam se si u kërkoj hienave politike të mos sulen mbi të vdekurin, u lutem mediave që kanë sadopak ndjenjë njerëzore të respektojnë dhimbjen e prindërve, vellezërve, të afermve e miqve të tij.

Ai ishte një djalë i shkëlqyer, një punonjës i papërtuar e fjalëpak, që la një boshllëk të madh pas vetes dhe nuk e meriton në asnjë mënyrë përbaltjen.

Faleminderit paraprakisht, kujtdo që do ta konsiderojë këtë apel njerëzor!

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj

Shkëlzen Qordja ka nisur punë në Gardës e Republikës në datën 29.03.2017, ndërsa ishte shofer i ministrit të Brendshëm. Ai u gjet i pajetë sot në garazhin e gardës me tre plumba në kokë.

Komento

Komente

  • Faikfredimamaqiri: 30/06/2018 21:07

    NGUSHËLLIME Familjes ! RESPEKTE edhe për MINISTRIN e BRENDSHËM FATMIR XHAFAJ . NEVERI dhe URREJTJE për Partinë KRIMINALE PD , që duhet të Shpallet e Paligjshme dhe AntiSHQIPTARE nga GJYKATA KUSHTETUESE sa më shpejt të jetë e mundur , sepse ata janë GAKPIRËSA , KRIMINELË , HAJDUTË , ANTISHQIPTARË dhe GJAKPRISHURA që SHPIFIN nga mëngjesi deri në darkë !!!

    Përgjigju
  • Xhemja: 30/06/2018 18:50

    Metoda puniste medalje pas vdekjes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?