Leonard Farruku

Vdekja e shqiptarit në anijen hotel në Angli, e motra kërkoi ndihmë për të sjellë trupin në atdhe! Mblidhen më shumë se 10 mijë paund

2 Janar, 19:44| Përditesimi: 3 Janar, 00:33

  • Share

Historia e Leonard Farrukut i cili u gjet i vdekur më 12 dhjetor 2023 në anijen hotel të menaxhuar nga qeveria angleze, “Bibby Stockholm” rikthehet në qendër të vëmendjes së medias britanike.

Motra e azilkërkuesit shqiptar ka kërkuar ndihmë pasi familja nuk mund të përballojë shpenzimet financiare për të sjellë trupin e 27 vjeçarit në atdhe ku dhe të prehet për herë të fundit.

E motra, Jola Dushku duke folur për BBC e quajti një tragjedi të dyfshtë. 

"Ishte një tragjedi që humbëm një vëlla në rrethana të tilla, por tani po përballemi me një tragjedi të dyfishtë që nuk mund ta kthejmë trupin e tij në shtëpi për të bërë ceremoninë mortore. “Nuk e dimë se sa kohë do të duhet që të mblidhen paratë” deklaroi ajo për BBC

Për të arritur këtë Familja kërkoi ndihmë duke hapur, 5 ditë më parë një adresë në gofundme, për të mbledhur shumën e cila do të shfrytëzohej për të sjellë trupin e pajetë të Farrukut në Shqipëri. 

Nga një verifikim që shqiptarja.com bëri në mbrëmje 710 persona u treguan të gatshëm për të dhuruar duke e çuar fondin e mbledhur në 14 mijë paund.

"Jeta e vëllait tonë Leonard Farruku përfundoi në mënyrë të paimagjinueshme për të gjithë ne kur ishim në Mbretërinë e Bashkuar. Një hetim është hapur për rrethanat e vdekjes së tij. Trupi i Leonardit ndodhet në morgun e Dorset nga dita kur humbi jetën, më 12 dhjetor 2023. Ne kërkojmë ndihmë për të mbledhur fonde që trupi i Leonard të kthehet nga Britania e Madhe në shtëpi në Shqipëri për të pushuar në paqe" shkruante Jola Farruku në faqen e gofundme.

Sekretari i Shtetit për Çështjen e Brendshme James Cleverly deklaroi pak ditë më parë se vdekja e papritur e Leonard Farrukut do të hetohej "plotësisht".

Një raport që zbuloi se politika e strehimit të azilkërkuesve në anijen Bibby Stockholm ishte diskriminuese në bazë të moshës dhe gjinisë, u fshi nga faqja e internetit e qeverisë muajin e kaluar, dy ditë pasi u publikua.

Një shënim në faqen e internetit thoshte se vlerësimi i ndikimit ishte "publikuar gabimisht".  

Mjeku ligjor i Dorset Rachael Griffin, cituar nga BBC është shprehur se asnjë person tjetër nuk ishte i përfshirë në vdekjen e Farrukut, trupi i të cilit mbetet në morg, ndërsa shkak i vdekjes është mbytja si pasojë e varjes. Hetimet janë shtyrë deri në korrik për të mbledhur prova nga autoritetet e anijes

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?