Rasti i Mentor Rexhës është pasqyruar edhe në mediat francese. Më konkretisht është gazeta "Le Telegramme". Referuar këtij artikulli, i cili pasqyron këtë ngjarje, 36-vjeari ishte i vetëm në dhomën e paraburgimit dhe dyshimet e para janë se ka vrarë veten. Megjithatë, shkrimi që mban datën 4 shkurt, pra 3 ditë pas ngjarjes, shkruhet se kanë nisur hetimet, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga motra e tij, Suela në lidhjen telefonike për Report TV.
"Një burrë i burgosur në qendrën e paraburgimit "Ploemeur" u var në fundjavën e kaluar. Viktima është një shqiptar 36-vjeçar i cili ishte i vetëm në qelinë e tij. Stafi infermierisë lajmëroi menjëherë shërbimet e urgjencës. Stacioni i policisë Lorient tregon se kanë nisur hetimet ku pista kryesore është vetëvrasja", shkruhet në artikull.
Lajmi kryesor:
EKSKLUZIVE/ Shqiptari vdes në burgun francez, familja i sheh trupin pas 1 jave: Nuk është vetëmbytur, e kanë torturuar! PAMJET E RËNDA
B.K./ReportTv.al