Djali i xhaxhait të Mentorit, Selaudin Rexha i ka bërë thirrje shteti të mos heshtë përballë kësaj tragjedia, duke thënë se ky është rasti i pestë që një shqiptar vdes në burgun e Francës. Sipas Selaudinit, nëse një gjë e tillë do të kishte ndodhur në vendin tonë, pra të vdiste një i burgosur i ndonjë shteti të Europës, do e kishte tundur Shqipërinë, nuk do kishte këtë reagim. Ai ka hedhur akuza edhe për ambasadorin tonë në Francë, sipas së cilit nuk ka bërë asnjë reagim.
"Morëm lajmin e hidhërueshëm, e kemi marrë lajmin nga shoqëria në burg. E kanë akuzuar se kanë djeg makina në Francë. Shumë bukur. Të merret të futet në burg, por jo ta mbysin. Ai është i masakruar. Është i çarë mbas kokës, në trup. Është viktima e pestë në burgun e Francë. bëjmë thirrje shtetit tonë që rrinë në heshtje se nuk janë bagëti, por djem nënash. Dhe ambasadori që ka komunikuar dhe nuk ka marrë një përgjigje të mirë. ku është ai, ka shkuar me zënë karrigen atje, është për problemet e popullit. Duhet të shkojë atje t'i bëhet ekspertiza. E kanë detyruar që të hedhin firmë. Telefonata e fundit është para një jave. Asnjë lloj shqetësimi nuk na ka kallëzuar. Asnjë lloj reagimi nga shteti. T'i vij marre ambasadorit, i ka thënë "nuk kemi ç'a të bëjmë". ky është komunikimi me ambasadorit, se e kena çuar të ruaj bagëtitë. Duam ta dimë cila është arsye, i bëjmë thirrje të marrin masa që të sjellin djalin tonë. T'i jepet një ndihmë kësaj familje. Nëse do kishte ndodhur në një shtet tjetër të Europës do e kishte tundur Shqipërinë", tha Selaudin Rexha.
Lajmi kryesor:
Vdekja e shqiptarit në burgun e Francës/Flet nëna: Ma kanë mbyt djalin dhe haber s'na kanë sjellë! I lutem Ramës që t'ma sjellë trupin në shtëpi (VIDEO)
B.K.//ReportTv.al