Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar ashpër për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme ku futbollisti i Egnatias, Raphael Dwamena ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiat të pësuar në fushën e lojës gjatë ndeshjes me Partizanin.
Në reagimin e bërë, Braçe duke akuzuar FSHF-në, shkruan se futbolli i klubeve është një ‘geto’ dhe askush nuk përkujdeset për të pasur mjekësi sportive dhe kontrolle por vetëm për zgjedhjen e kryetarit të Federatës.
Reagimi i plotë i Braçes në instagram:
Raphael Dwamena duhej shpëtuar
Duhet ta kishim shpëtuar!
E shpëtuan anglezet, e shpëtuan spanjollët,
e shpetuan austriakët, e shpëtuan zviceranët;
Ne jo! Ne nuk e shpëtuam!
Dhe ka arsye;
Ne kemi kombëtare për jashtë sigurisht, futbolli tjetër-ky që luhet ketu brenda, është një Geto!
Për të as qe kujdeset kush; ky futboll duhet vëc për të zgjedhur kryetarin e Federatës, asgjë më shumë,
Karrigen!
Raphael Dwamena shpëtoi ne Evrope, për shkak të rregullave natyrisht; tek ne jo, këtu nuk ka rregulla;
Në fakt këtu nuk ka mjekësi sportive-sidomos në çdo klub, nuk ka rregulla që vijnë nga ky aspekt, nuk ka protokolle, nuk ka as kontrolle;
lejet e lojtarëve për te zbritur në fushat tona, as që diktohen nga shëndeti e siguria për te.
Ai që organizon garën nuk ekziston për këtë!
Jeta është mbi pasionin, futbolli nuk mund të jetë mbi jetën.
Në Evropë zbatuan këtë dhe i dhanë jetën Dëamenes.
Këtu, vetëm #PARTIZANI e bëri këtë;
I mohoi ekipit cilesitë superiore të Raphael Dëamenes,
një nga të huajt më të mirë të zbritur në këtë tokë,
për ti dhënë jetë pertej futbollit!
E vetmja mënyrë për ta shpëtuar ishte kjo!
Vdekja e tij në fushë po bën xhiron e botës;
Dashuria e tij per futbollin, nuk justifikon asgjë, asnjë, cilindo që ka pergjegjesinë për këtë futbollin tonë!
Ndërkohë, prokuroria e Durrësit, ka nisur hetimet për ngjarjen, duke marrë në pyetje mjekët e ekipit të Egnatias, të spitalit të Kavajës si dhe ka sekuestruar kartelat mjekësore të të ndjerit.
Te gjithe luftojne me mbajte karrigen, me shume se te gjithe politikanet si puna jote qe lehin per njate karrige e sbejne gja tjeter.
Përgjigju