TIRANË- Vdekja e Lear Kurtit në duar e Policisë pasi u arrestua, ka sjellë reagimin e opozitës. Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka hedhur një sërë akuzat në dejtim të uniformave blu, duke thënë se efektivët e rrahën në makinë dhe e dërguan në komisariat pa ndjenja.
Sali Berisha po ashtu ka kryer edhe një vizitë ngushëllimi në ceremoninë mortore që po mbahet nga familjarët e 32-vjeçarit, në një agjenci funerale në Tiranë. Nga ana tjetër, Partia Lirisë nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi, ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi me argumentin se ati i është marrë jeta nga Policia, teksa ka bërë thirrje për protestë.
Lear Kurti, 32 vjeç ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit, sapo u shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 3 në Tiranë. Nga rezultatet e ekspertizës paraprake, sipas Agjencisë së Mbikqyrjes policore, ka rezultuar se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5x5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike.
Gjatë ndjekjes, burime bëjnë me dije se 32-vjeçari kishte me vete një dozë kokaine, të cilën mendohet ta ketë gëlltitur nga frika gjatë ndjekjes nga policia pasi nuk donte të arrestohej. Në stomakun e 32-vjeçarit ka shenja hemoragjie, çka mund të jetë shkaktuar nga gëlltitja e lëndës plastike ku dyshohet se mbahej lënda narkotike.
Vijon...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për vdekjen e të riut Lear Kurti në duart e policisë mbrëmjen e djeshme. Berisha ka shkruar sërish për të riun duke akuzuar qeverinë se e ka vrarë dhe se është vepruar njëlloj si me Klodian Rashën. .
'Vrasja për së dyti e Lear Kurtit nga bandat me uniformë Rama-Çuçi.
Kokaina në stomakun e tij, si revolja në pellg e Klodian Rashës!
Të dashur miq,
Në një akt makabër, për të fshehur gjurmët e krimit të shëmtuar, Edi Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi janë vërsulur në mënyrën me kriminale për të përdhosur viktimën. Kështu, ata:
1- mashtruan me komunikata që i riu vdiq në spital ndërkohë që spitali deklaroi se i ndjeri u soll i vdekur në spital,
2- në kundërshtim flagrant me ligjin, ata i bënë të ndjerit autopsi në orën 5 të mëngjesit me një ekspert të vetëm nderkohë që autopsia duhej bërë vetëm 12 orë pas vdekjes dhe jo me një, por me një grup ekspertësh.
3- Në një akt kriminal ata i ‘gjetën’ në stomak një qese plastike me kokainë, pra njësoj si revolja në pellg për Klodian Rashën.
Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmeve të viktimës, dënoj si vrasje për së dyti krimin e shëmtuar të përdhosjes dhe manipulimit të viktimës së vrasjes shtetërore Leart Kurti dhe kërkoj largimin e menjëhershëm nga detyra të ministrit të familjes, Çuçi dhe ndëshkimin shembullor të xhelatëve që i morën shpirtin dhe atyre që e vranë për së dyti viktimën me manipulimet e tyre.'- shkruan Berisha.
Partia e Lirisë i kërkon dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pas vdekjes së Lear Kurtit. Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Tedi Blushi u bën thirrje të rinjve që të mblidhen në protestë.
“Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Lear Kurti, dënojmë me ashpërsi aktin kriminal të përsëritur të vrasësve me uniformë të Policisë së Shtetit, që po u marrin jetën të rinjve shqiptarë në rrugë dhe në ambientet e Komisariateve, si Klodian Rasha dhe Ilvi Meta.Humbja e një jete në një moshë kaq të re është jo vetëm një tragjedi familjare por trondit thellë besimin e të gjithë qytetarëve tek organet ligjzbatuese, misioni i të cilave është pikërisht mbrojtja e jetës, rendit dhe sigurisë publike.
Bëjmë thirrje për zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes tragjike të të riut Lear Kurti dhe vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për këtë tragjedi të pajustifikueshme!Kjo ngjarje kaq tragjike, që ka tronditur sërish opinionin publik nuk do të jetë e fundit sa kohë në pushtet të jetë Edi Rama, Bledi Çuçi dhe falangat e tyre të inkriminuara në Policinë e Shtetit, që udhëhiqen me parimin: “Pa krim nuk ka zhvillim. Ndaj u bëjmë thirrje të gjithë të rinjve në mbarë vendin të shprehin revoltën e tyre të fuqishme ndaj kësaj vrasje mizore që rëndon në ndërgjegjen e Edi Ramës dhe Bledi Çuçit.Ministri i Brendshëm duhet të japë menjëherë dorëheqjen”, thuhet në njoftim.
Deputeti Saimir Korreshi ka reaguar për 32-vjeçarin Lear Kurti që vdiq në duart e policisë duke thënë se shteti që e cilëson të degjeneruar, hesht para këtij fakti.
“Përsëri Shteti Policor shkakton viktimë. Sa pak vlen jeta tek ne. Një kapriço polici vetëm kaq. Po si hesht ky shtet i digjeneruar përpara një fakti të tillë. Jeta e njeriut në këtë vend diktatorial vlen vetëm për statistik.
I bëj thirrje të gjithë organeve ligjzbatuese të marrin masa për zbardhjen e kësaj ngjarjeje kaq të rëndë. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur”, shkroi Korreshi.
Sali Berisha ka vijuar sërish akuzat kundër policisë së Shtetit duke e bërë përgjegjëse vrasjen e Lear Kurtit. Sipas Berishës , i cili thotë se ka prova e kanë torturuar duke e lënë të vdekur në makinë.
‘Ky akt është akti i disatë që vrasës me uniformë marrin jetë të të rinjve në rrufë dhe makinave të policisë në komisariat. Me këtë rast u bëj thirrje të gjithë të rinjve që të protestojnë me të madhe. Kundër kësaj vrasje me torturë e kanë vdekur në makinë e policie e kanë çuar të vdekur në spital. Nuk kanë kryer as gjërat me minimal të viktimës. Parlamenti i tyre refuzoi që të mbajë një minutë heshtje, qëndroi në anën e vrasësve dhe jo të viktimës. Policia është e mbushur më vrasës dhe trafikante. Këto mbetet vetëm protesta. A keni prova? Po kam prova, por policia gënjen. E kanë kapur e kanë futur në makinë dhe janë sjellë barbarisht me të. Burimi më thotë s enë komisariat e kanë çuar të vdekur.’- tha Berisha.
Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të 32-vjecarit Lear Kurti, i cili u shoqërua në komisariat pas ndjekjes nga policia. Bazuar në mesazhin e një qytetari dixhital, Berisha pretendon se efektivët e rrahën në makinën e policisë dhe e dërguan në komisariat pa ndjenja.
Pasi i shpreh ngushëllimet familjes, thotë se dënon krimin e kriminelëve të Edi Ramës dhe ministrit Çuçi.
“Banditë me uniformë i marrin jetën të riut 32 vjeçar, Laer Kurti. Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjeja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Pershendetje Dr. Policia e droges i merr jeten nje tjeter te riu 32 vjecari i cili eshte ndjekur nga efektivet e droges me vrap dhe pasi e kane futur ne furgon me shume mundesi ai eshte goditur nga banditet me uniforme,ne momentin qe ka shkuar ke komisarjati nr 3 aty ai ka humbur ndjenjat. Sipas burimeve tona banditet qe i moren jeten djalit nuk lajmruam ambulancen sic e kerkon protokolli por e kane derguar me makinen e policise prane ambjenteve te Traumes! I riu quhet Laer Kurti!” – shkruan Berisha.
Z.Berisha,nese ke provat per keqtrajtim nga policia te te ndjerit,atehere duhet te kesh dhe provat e keqtrajtimit nga policia dhe vendvarrosjes se Remzi Hoxhes,apo jo?!Dhe mos harro,nese te kane informuar kaq hollesisht per te ndjerin,qe eshte thjesht nje qytetar i thjeshte,po per z.R.Hoxha qe ishte nje person shume i njohur,kushedi sa info.te detajuar ke!
PërgjigjuVrasje si è vajzes 22 vjece si ne Iran ne fugonin e policise,polizia duhet te ndryshojne me cdo kusht dhe cdo cmim jena ne 2022 dhe pretendojm per te hy ne Evrop,ky ndryshim duhet te ndodhe edhe pa deshiren e Rames e te Berishes.Personi qe arrestohet nuk duhet te preket ne asnje menyre me dore nga askush.
Përgjigjuvetem kete pler kam pare qe ben sondazh me te vdekurit
PërgjigjuSala kte pun ka vetem me punen e te tjerve merret
Përgjigjushum gjynaf per kete te riun por saliu do i fusi hundet gjith andej
PërgjigjuNuk e di si ka qene situata por jam i sigurt qe nje keqkuptim nga media si gjithmone po behet
PërgjigjuJu se dini te verteten dhe perhapni panik kot
PërgjigjuKrimet me te medha ne vendin tone ti i ke bere o berisha
PërgjigjuSi ste vjen zor qe flet kto lloj budalliqesh ti je super kriminel
PërgjigjuE mban mend 21 janarin ky raku apo jo?
PërgjigjuHarrove 21 janarin ti o vrases muti kur se di te verteten mos fol kot plak nongrada
PërgjigjuKush flet per vrasjet ti qe vrave 4 njerez te pafajshem ne mes te sheshit dhe drejtesia nuk e zbardhi si ngjarje
Përgjigjungrihet krimineli per kriminelin
Përgjigjukeshtu eshte me keta problematiket
PërgjigjuTi shih ato te vraret ne mes te sheshit
Përgjigjuo maloke mose bej politike te qelbure si gjithmone o politikan i deshtuare
PërgjigjuKeta plerat e pafytyre nuk priten sa te gdhihej dhe ta perdorin vdekjen e atij te pafati per qellimet e tyre te ndyra , pa pritur te behet autopsia mjekoligjore dhe te nxjerin shkakun e vdekjes . Eshte turp qe ne kemi dhe votojme keta maskarenj te ndyre si te djathte dhe te majte apo ku di une si quhen
Përgjigju