Mateo Salvini

Vdekja e tifozit të Interit, reagon zv.kryeministri i Italisë. Ozil kthehet në çështje te Arsenal

28 Dhjetor 2018, 15:27| Përditesimi: 28 Dhjetor 2018, 15:31

  • Share

Shumë zhurmë vijon ende të bëjë vdekja e tifozit zikaltër para ndeshjes Inter-Napoli. Për këtë çështje ka folur së fundmi zëvendës kryeministri italian Mateo Salvini, i cili njihet si tifoz i thekur i Milanit. I ftuar në emisionin “Tiki Taka” Salvini është shprehur: “Do të takohem me një pjesë të shëndetshme të grupeve të organizuara të tifozëve. Përgjegjësia duhet të kapërcehet nga përgjegjësia personale. Duhet të godasim fajtorin dhe jo të bëhemi pjesë e përgjithësimit. Në këtë rast e pësoi Interi.”

Në Angli Mesut Ozil është kthyer në një çështje te Arsenal, pasi që pas ardhjes së Emery më shumë ka ngrohur stolin. Si të mos mjaftonte kjo, kundër fantaziztit ka dalë edhe legjenda e klubit të “topçoinjve” Emanuel Petit.

Për “Daily Mirror” ai është shprehur: “Unë jamë tifoz i tij, por për dy vite Ozil ka qenë si fantazëm në fushën e lojës. Ku është ai Ozili që është një nga lojtarët më të mirë të botës, sa gola dhe asist ka dhënë? Unë mendoj se ka humbur dëshirën për të luajtur, sa herë zbret në fushë është vetëm fizikisht.”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?