Një familje ruse, prindërit me vajzën dhe dhëndrin u gjetën të vdekur, brenda një saune në hotel "Gloria" në Qerret të Kavajës, ku dyshohet se janë asfiksuar. Trupat e pajetë janë gjetur nga recepsionistja e hotelit, e cila dëshmoi se i ka thirrur disa herë por nuk i janë përgjigjur. Çifti rus Natalia dhe Sergei Burenkova, vajza e tyre Ekaterina dhe burri i saj Nikita Belousov para se të qendronin në sauna ku dhe u gjetën të vdekur, përdorën SPA dhe pishinën.
Vdekja e 4 turistëve rusë vijon të jetë e rrethuar me mister e dyshime të forta për rrethanat, të cilat do të mund të qartësohen të hënën, pas ekspertizës mjeko-ligjore. Policia nuk ka përjashtuar deri më tani asnjë shkak që lidhet me vdekjen e tyre, ndërsa paraprakisht përveç dyshimeve se 4 familjarët kanë qëndruar më shumë sesa duhet në sauna, nuk përjashtohet edhe konsumimi i alkolit, dhe i lëndëve narkotike nga ana e tyre.
Por, një pistë të tillë e kanë mohuar për një media ruse të afërmit e viktimave Natalia Burenkova, 58 vjeç, Sergei Burenkova, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjec, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe. Portali “Shot” shkruan se sipas asaj që kanë dëshmuar të afërmit, e gjithë familja kishte veshur rroba të përshtatshme për saunën por gruaja e moshuar ka qenë e diagnostikuar me kancer, kështu që ajo nuk mund të hynte në sauna.
Përveç kësaj, të afërmit i kanë thënë medias ruse që asnjë nga anëtarët e familjes nuk përdor alkool ose drogë. Megjithatëm, do të jenë konkluzionet e ekspertizës mjeko-ligjore ato që do të nxjerrin shkakun e vërtetë të vdekjes së 4 rusëve.
Personi i parë që njoftoi për ngjarjen ishte recepsionistja e hotelit me 5 yje ‘Gloria’ në Qerret të Kavajës, aty ku dhe ishin akomoduar turistët. Ajo po u dërgonte porosinë që ishte bërë vetëm 20 minuta më parë. Në dëshminë e saj ajo tregoi skenën se si i gjeti dy çiftet turistë.
‘I thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati. Pasi nuk mu përgjigj njeri, hyra brenda në sauna dhe i pash të katërt. Nuk mu përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar”, tha ajo.
Tre ishin afër me njëri-tjetrin, i katërti pak me larg, të asifiksuar, ka shënuar në porcesverbalin e tij, prokurori Kavajës Gezim Çopa, që dyshon se shkaku i vdekjes duhet të jetë një reaksion i alkoolit të konsumuar prej tyre në pishinën dimërore. Kur mjeku i urgjencës së Kavajës shkoi në hotel, dy gratë dhe dy burrat nuk kishin asnjë shënjë jete.
Dyshimet u ngritën pas dëshmive që hetuesit morën në zonën e Qerretit, ku turistët janë parë duke pirë alkool gjatë gjithë ditës, në 2 -3 lokale.
“Pinë shumë raki, të gjithë bashkë, edhe birra. Ne i njohim që ishin rus nga gjuha. Ata po argëtoheshin. Shumë rus, polakë vijnë ketej cdo vit. Ata pijnë për qejfin e tyre, më vjen shumë keq që kanë vdekur”, thuhet në dëshminë e pronarit në të një lokali në Qerret.
Trupat e pajetë ndodhen në morgun e Tiranës ku dhe do bëhet ekspertiza. Hetuesit kanë marrë mostra nga pishina dhe SPA, ku do të kryhen një sërë testesh për kushtet e ambienteve. Nga temperatura e ujit, materiali nxehës, analizat bakteriologjike të ambienteve të saunës për të kuptuar nëse ka pasur ndonjë element kimik po jo. Ambasada ruse ka çuar një përfaqësues të saj për të ndjekur ngjarjen dhe pritet të vijnë edhe ekspertë për hetimet.
Bashkëshortë rus Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç mbërritën të dielën e kaluar në vendin tone dhe kanë vizituar disa pika turistike. Prenotimin në hotelin e Qerretit e bënë më herët, kurse akomodimi ditën e ngjarjes. Ndërkohë që ambasada ruse ka çuar një përfaqësues të saj për të ndjekur ngjarjen dhe pritet që të vijnë edhe ekspertë rusë.
Mediat ruse japin të tjera detaje për ngjarjen e rëndë dhe tragjike që ndodhi në Qerret të Kavajës mbrëmjen e djeshme. Në shkrime të mediat ruse thuhet se e gjithë familja kishte veshur rroba të përshtatshme për saunën por në të njëjtën kohë, nuk dihet nëse ata hynë në dhomën e avullit.
Vihet re se gruaja e moshuar ka qenë e diagnostikuar me kancer, kështu që ajo nuk mund të hynte në Sauna.
Përveç kësaj, të afërmit i kanë thënë mediave ruse që asnjë nga anëtarët e familjes nuk përdor alkool ose drogë.
Grupi i turistëve rusë mbërriti të dielën e kaluar në vendin tonë, ndërsa kanë vizituar disa pika turistike. Prenotimin në hotelin e Qerretit e kanë bërë më herët, ndërkohë akomodimi është bërë ditën e ngjarjes. Viktimat kanë përdorur SPA dhe pishinën dhe më pas suanën ku u gjetën dhe të vdekur.
Asfiksia mbetet ende dyshimi kryesor që u mori jetën 4 turistëve rusë, por dyshohet se ata kanë konsumuar edhe pije alkoolike që mund të kenë dhënë reaksion gjatë qëndrimit të gjatë në suana.
Trupat e pajetë ndodhen në morgun në Tiranës. Hetuesit kanë marrë mostra nga pishina dhe SPA, ku do të kryhen një sërë testesh për kushtet e ambienteve. Ndërkohë që ambasada ruse ka çuar një përfaqësues të saj për të ndjekur ngjarjen dhe pritet që të vijnë edhe ekspertë rusë.
Me gjasa do te jete asfiksi nga monoksidi i karbonit. Asgje tjeter nuk mund ta shpjegoje nje vdekje kaq te befte dhe pa zhurme. Perjashtim ketu, nese i kane harruar me dere mbyllur ne saune. Atehere do te ishte vertete nje vdekje e tmerrshme.
PërgjigjuI vrate o maskarenj...
Përgjigju