Diogo Jota, ish-sulmuesi i Liverpool

Sport

Vdekja e vëllezërve futbollistë, Liverpool: Diogo, jemi të shkatërruar! Reagojnë UEFA dhe qindra klube

3 Korrik, 11:56| Përditesimi: 3 Korrik, 12:15

  • Share

Vdekja e vëllezërve futbollistë, Diogo Jota (Silva) dhe Andre Silva ka sjellë zi në futbollin ndërkombëtar. Pjesë e Liverpool, Diogo njihej për sukseset e tij në fushë.

Klubi i Premier League, Liverpool në një reagim të parë shprehet i shkatërruar.

"Liverpool është i shkatërruar nga ndarja tragjike e Diogo Jotës. Klubi është informuar se 28-vjeçari ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor në Spanjë së bashku me vëllain e tij, Andre. Liverpool FC nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë dhe kërkon që privatësia e familjes, miqve, shokëve të ekipit dhe stafit të Diogos dhe Andres të respektohet, ndërsa ata përpiqen të përballen me një humbje të paimagjinueshme. Ne do të vazhdojmë t'u ofrojmë atyre mbështetjen tonë të plotë", shkruan klubi anglez.

UEFA ka reaguar gjithashtu në një mesazh prekës.

"Në emër të komunitetit evropian të futbollit, jemi thellësisht të pikëlluar të mësojmë për ndarjen tragjike nga jeta të Diogo Jota, lojtarit të kombëtares portugeze dhe sulmuesit të Liverpool FC, së bashku me vëllain e tij André Silva. Mendimet tona janë me familjen, miqtë, shokët e ekipit dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje dërrmuese", shkruan UEFA.

Federata Portugeze e Futbollit ka ndarë mesazhin për humbjen e lojtarit të tyre.

"Federata Portugeze e Futbollit (FPT) dhe i gjithë futbolli portugez janë plotësisht të shkatërruar. Shumë më shumë sesa një lojtar i mrekullueshëm, me pothuajse 50 paraqitje ndërkombëtare, Diogo Jota ishte një person i jashtëzakonshëm, i respektuar nga të gjithë shokët e ekipit dhe kundërshtarët, dikush me një gëzim ngjitës dhe një referencë në vetë komunitetin", tha Pedro Proenca, kreu i FPT-së.

Reagime të shumta ngushëlluese ka pasur edhe nga qindra klube, përfshi ato më me emër në Europë e botë, figura të njohura nga sporti dhe jo vetëm. Mesazh ngushëllues ka pasur edhe nga FSHF-ja.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë Diogo Jota dhe vëllai i tij! Sulmuesit të Liverpool i shpërtheu goma e Lamborghinit, u martua 10 ditë më parë dhe la pas tre fëmijë


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?