Dosje

Vdekja e xhelatit Aranit Çela zgjon nostalgjikët...prokurori i komunizmit që firmosi qindra dënime me vdekje, por s'kërkoi kurrë falje

22 Tetor 2021, 20:13| Përditesimi: 23 Tetor 2021, 11:00

  • Share

TIRANË- Mes një dilemë absurde në publik, nëse vdiq dje, apo kishte vdekur 4 vjet më parë, në shtëpinë e Aranit Çelës, në qendër të Tiranës, pak metra nga "Pazari i ri, prej mëngjesit të djeshëm mbërrinin ngushëllime të ndjera miqsh komunistë e nostalgjike të regjimit të Enver Hoxhës.

Ishte ndarë vërtet nga jeta, dje, në moshën 98 vjeçare, dy vjet pa e plotësuar shekullin, një prej xhelatëve komunistë më gjakatar të regjimit, me një karrierë të gjatë mbushur me krime politike për plot 45 vite, ku zyrtarisht thuhet se ai ka hedhur firmën në mbi 650 procese politike, shumica dërrmuese me vdekje apo burgime të gjata.

Lajmi i rremë i vdekjes së tij në vitin 2018, që shumica e shqiptarëve e kishin besuar, i kishte  siguruar Aranit Çelës lënien në heshtje e në qetësi për 4 vite radhazi. Ai nuk doli të fliste kurrë për krimet e kryera dhe nuk kërkoi falje asnjëherë.

I vetmi moment i vështirë për Aranit çelën, pas rënies së regjimit ishte arrestimi në vitin 1993, ku u akuzua për "krime kundër njerëzimit" dhe u dënua me vdekje, së bashku me drejtuesin e fundit të Sigurimit të shtetit Zylyftar ramizin dhe prokurorin e përgjithshëm Rrapi Mino, por në shkallën e dytë aktgjykimet e tyre u ripanë dhe me 24 korrik 1996, siç e tregojnë edhe pamjet e agjensisë Reuters, dënimi me vdekje u rrëzua, duke e kthyer në 25 vjet burg.

Aranit Çela 

Si i dënuar me burg, Aranit Çela do të vuante vetëm 7-8 muaj, pasi në trazirat e marsit 1997, ai do të përfitonte nga hapja e burgjeve e do të kthehej i qetë në shtëpinë e tij, siç kishte ndodhur edhe me Nexhmije Hoxhën. 

Pas kthimit të socialistëve në pushtet më 1997, gjykatat rishqyrtuan pretendimet paraprake për krime kundër njerëzimit dhe Gjykata e Apelit vendosi më 20 tetor 1997 të heqë akuzat kundër Ramiz Alia dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë pasi ata "nuk mund të dënoheshin për veprime që nuk ishin të paligjshme në kohën kur u kryen”.

Pak vite më vonë, në vitin 1999, edhe pjesa tjetër e të arrestuarve u shpallën të pafajshëm. Mes këtyre përfituesve nga akrobacitë e drejtësisë shqiptare të transicionit ishte edhe Arianit Çela, i cili vitet 2000  e derisa vdiq i kaloi në liri të plotë.

Banorë të lagjes ku banonte Aranit Çela,  e shihnin shpesh deri para pak vitesh ndërsa dilte të shëtiste në këmbë çdo mëngjes....

Prej marsit të vitit 1945 deri në rënien e regjimit Aranit çela ishte gjithnjë në pozita kuç të drejtësisë së regjimit komunist, duke kaluar nëpër duar dosjet e mbi 650 proceseve politike.

Në mars 1945-shtator 1946, Aranit Çela është prokuror ushtarak në Shkodër, në qytetin ku zhvilloheshin përditë gjyqe politike e ku dënimet e vdekje për kundërshtarët e regjimit, ishin kthyer në fenomene të zakonshme. siç kanë dëshmuar shpesh familjarët e të pushkatuarve, sapo gjykata ushtarake jepte dënimet me vdekje toga e pushkatimit i ekzekutonte menjëherë, sipas urdhrit të tij, pa pritur gjykimet e shkallëve më të larta.

Karriera e tij si gjyqtar e prokuror i regjimit vijoi në vitin 1946 deri 1948 prokuror ushtarak  në divizionin e Korçës më tej, më 1948-1949  ndihmësprokuror i Prokurorisë Ushtarake.

Më 1953-1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit. Më 1954-1955 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Më 1958 – 1966 prokuror i përgjithshëm Më 1955 – 1958 dhe 1966 – 1990 kryetar i Gjykatës së Lartë.  Veç karrierës si  jurist ai pati edhe karrierë politike gjatë regjimit pasi prej vitit 1958 deri në vitin  1991 ishte deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Shumica e 7.000 të eksekutuarve nga regjimi komunist për arsye politike, kanë mbajtur vulën e Aranit Çelës, një xhelat i pandëshkuar që sot një pjesë e nostalgjikëve të regjimit çuditërisht e  lavdërojnë me mesazhe nëpër facebook si një jurist i ndershëm dhe një patriot i palëkundur...një ofendim te pafalshme ndaj memories së viktimave të regjimit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gled: 13/12/2023 17:13

    I vetmi si asht vra nga kto xhelat asht xhemal selimi nga dukagjinsit te tjeret kan jetu si pasha as ni therr ne kemb nuk ju ka hi edhe kan vdek nga 100 vjec te gjith per fat te zi

    Përgjigju
  • One: 23/10/2021 10:59

    Perbindesh, por nga ana tjeter njeri pa asnje lloj rendesie apo aftesie qe u perdor nga perbindeshat e vertete. Te gjithe thone qe ashtu ishte sistemi, po sistemin kush e ben?! Keta i derrmuan me breza te denuarit politik. Deri ne ate pike sa asnje nga ish te denuarit nuk mori hak mbas 90-s. Me e keqja eshte se si shoqeri s’kemi pranuar gabimet dhe kerkuar falje. Si rrjedhoje keto krime makarbre mund te ndodhin perseri.

    Përgjigju
  • Tedi: 23/10/2021 05:49

    Xhelati udhe te mbare ku eshte nisur. Dhe mos u merrni me te, shikoni xhelatet e gjalle qe keni ne krye.

    Përgjigju
    • Arbër: 23/10/2021 12:52

      Këta të gjallët janë shumë më të rrezikshëm...

  • Vasililesheli: 22/10/2021 21:59

    Ja pra...keta jane simbolet e tezes berishiste" te gjithe bashkevuajtes,te gjithe bashkefajtore ". E keshtu Aranit Çela e Rustem Gjata ishin po aq bashkevuajtes sa ata qe pushkatoheshin ne Zallin e Kirit e familjet e tyre qe vdisnin ne internime. Bile Rustemi kryegjyqtari i komunizmit u be kryetar i Gjykates se Larte ne kohen e Partise Demokratike. Prandaj vdiq 98 vjeç Araniti.Se pati kryetar PD Saliun dhe kryetar gjykate Rustem Gjata.

    Përgjigju
  • Ali: 22/10/2021 20:36

    Jemi popull frigacak se ky ishte dasht te vriteshe qe ne 90 , gjith ato qe vrau e torturoj nuk doli nje te ja futi nje plumb kokes

    Përgjigju
  • Shjd: 22/10/2021 20:32

    Gjithkush kete fund ka, i cfare do lloj partie qe eshte dhe cfare do lloj ideologjie qe ka. Mbi 4000 jete te bashkekombasve te tij vetem se kishin nje ide ndryshe. Goxha ndere i ka lene familjes se tij. Arritja me e madhe e jetes se nje derri te tille….urdheroi vrasjen e mbi 4000 vetave dhe nuk u fut ne burg??? Kaq? A ka familje qe mburret me nje si ky?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?